Bota
Sulmuesi i Zelandës së Re po hetohet edhe nga Turqia e Bullgaria
Ankaraja ka hapur një hetim, pasi doli se personi i dyshuar për sulmin terrorist të xhamisë së Zelandës së Re vizitoi Turqinë dy herë.
Ekstremisti i djathtë i armatosur me armë gjysmautomatike hyri në dy xhamitë në qytetin e Christchurch gjatë namazit të së premtes dhe vrau 50 persona dhe dhjetëra plagosi.
Australiani 28-vjeçar – i cili është arrestuar dhe akuzuar për vrasje në Zelandën e Re – kishte vizituar Turqinë, ku kishte “qëndruar për një kohë të gjatë”, tha zyrtari turk pa dhënë detaje të tjera.
“Ne mendojmë se i dyshuari mund të ketë qenë në vende të tjera (nga Turqia) në Europë, Azi dhe Afrikë. Ne po hetojmë lëvizjet dhe kontaktet e të dyshuarve në vend”, shtoi zyrtari, duke folur nën kushte anonimiteti, raporton Al Jazeera, përcjell albinfo.ch.
Mediat turke njoftuan se një manifest i botuar në internet nga i arrestuari përmbante referenca specifike për Turqinë dhe çrrënjosjen e xhamisë së famshme “Aya Sofya” në Stamboll dhe minaret e saj. Xhamia tani muze, dikur ishte kishë, para se të shndërrohej në xhami gjatë Perandorisë Osmane.
Po ashtu, edhe Bullgaria më parë tha se po hetonte lëvizjet e australianit që është arrestuar për vrasje, pasi kishte vizituar Bullgarinë në nëntor të vitit 2018.
“Një turist, që besohet të jetë Brenton Harrison Tarrant, kaloi një javë në Bullgari dhe supozohet që ka vizituar vendet historike me qëllim që ta studionte historinë e vendit ballkanik”, tha Sotir Tsatsarov, kryeprokurori i Bullgarisë.
Ai tha se hetimi do të përcaktojë nëse kjo ishte “e saktë ose nëse ai kishte objektiva të tjera”.
I njëjti person gjithashtu bëri një vizitë të shkurtër në Ballkan në dhjetor të vitit 2016, duke udhëtuar me autobus nëpër Serbi, Kroaci, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













