Sulmojnë bankën me mjete luftarake!
Sulmuesit i takonin një bande të organizuar mirë dhe këtu bëhet fjalë për një gatishmëri deri më tash të paparë të përdorimit të dhunës
Mbrëmjen e të premtes ka ndodhur një sulm i armatosur në një bankë në Thonex të Gjenevës. Me këtë rast sulmuesit kanë përdorur edhe mjete shpërthyese për të depërtuar te arka e parave. Gjatë sulmit ka pasur edhe shkëmbime arnmësh në mes të sulmuesve dhe policisë me ç`rast njoftohet se njëri nga sulmuesit është plagosur dhe është arrestuar.
Policia ka bllokuar për një kohë terrenin rreth ndërtesës së sulmuar. Ndërkohë sulmuesit tjerë kanë arritur të ikin nga rrethimi policor, raporton SF1.
Ky sulm ka rënë është veçuar me gatishmërinë jo të zakonshme të plaçkitësve për të përdorur dhunën. Fakti se ata kanë përdorur përveç armëve të zjarrit edhe mjete shpërthyese tregon se ata i takonin një bande të organizuar mirë dhe se këtu bëhet fjalë për një shkallë të re, deri më tash të paparë të dhunës.
Siç ka deklaruar një zëdhënës i policiaë së Gjenevës, kriminelët ishin të pajisur me mjete të vërteta luftarake. Për këtë arsye është shprehur shumë e brengosur edhe shefja e policisë së Gjenevës, Isabelle Rochat. Ajo ka thënë për medie se duhet parë me seriozitet pajisjen dhe përgatitjen e kriminelëve, në mënyrë që në varësi nga kjo, të përgatiten edhe mbrojtësit e rendit.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











