Lajme
Sulmohet RTK me granatë dore, reagojnë gazetarët
Sulmi ka shqetësuar gjithë komunitetin e gazetarëve në Kosovë, por edhe institucionet qeverisëse dhe partitë politike, pasi që për herë të parë sulmohet me bomba televizioni publik
Radio Televizioni i Kosovës është sulmuar mbrëmë me një mjet shpërthyes, i cili fatmirësisht ka kaluar pa pasoja në njerëz. Por, ky sulm ka shqetësuar gjithë komunitetin e gazetarëve në Kosovë, por edhe institucionet qeverisëse dhe partitë politike, pasi që për herë të parë sulmohet direkt televizioni publik.
Në njoftim e Policisë së Kosovës thuhet se granata është hedhur në oborrin e ndërtesës së RTK-së, në pjesën ku janë gjeneratorët.
“Fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe më pastaj janë kryer procedurat e mëtutjeshme policore, duke përfshirë kontrollimin e hapësirës, mbledhjen e dëshmive dhe provave materiale, në bazë të të cilave dyshohet se në pjesën e prapme, anash objektit të RTK-së ka shpërthyer mjeti i dyshuar granat dore. Policia e Kosovës në konsultim me prokurorin kompetent i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, duke kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes”, thuhet në njoftim të Policisë.
Më tej, thuhet se Policia është duke punuar në analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante, duke përfshirë kamerat e sigurisë, me qëllim të zbardhjes sa më parë të këtij rasti dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së kryerësit/ve të këtij rasti.
“Njëkohësisht Policia e Kosovës fton të gjithë personat apo qytetarët të cilët posedojnë ndonjë informacion lidhur me rastin të njoftojnë Policinë e Kosovës”, thuhet në fund të njoftim.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, i cili dënon sulmin me bombë dore ndaj Radio Televizionit të Kosovës. “Ne kërkojmë nga Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera që ta hetojnë me urgjencë këtë rast në mënyrë që të gjinden autorët. Ky sulm është veprim kriminal dhe duhet të sanksionohet. Nga sulmi kanë mundur të pësojnë kolegët gazetarë, disa prej të cilëve në kohën e shpërthimit kanë qenë në vendin e tyre të punës”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Edhe Sindikata e Punëtorëve e RTK-së dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm kriminal ndaj mediumit të vetëm publik RTK, ku persona të panjohur kanë sulmuar objektin e RTK-së, me granat dore me saktësisht vendin ku janë të vendosur transmetuesit e valëve dhe gjeneratorët.
“Në kohën kur ka ndodhur ky shpërthim, shumë nga kolegët tanë ishin në vendet e tyre të punës dhe fatmirësisht të gjithë kanë shpëtuar. SPERTK dënon fuqishëm këtë akt të shëmtuar të këtyre personave dashakeq, i cili është i drejtuar ndaj të ardhmes së RTK-së dhe gjithë vendit. SPERTK kërkon nga organet e hetuesisë, që sa më parë të zbardhin këtë akt qyqarë të drejtuar ndaj mediumit të vetëm publik RTK”, thuhet në reagim.
Kundër sulmit në objektin e RTK-së ka reaguar edhe Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli. Ai këtë akt e ka cilësuar si një veprim “kriminal”, veprime këto sipas të cilit, po e cënojnë sigurinë në shtetin e Kosovës. Sipas reagimit të Veselit, Kosova përbën një shtet me frymë demokratike.
“Ne jemi shtet demokratike dhe nuk mund të lejojmë asnjëherë që dhuna dhe metodat e frikësimit të ndikojnë në agjendën shtetërore, debatin politik dhe lirinë e mediave”, thuhet në reagimin e tij.
Edhe Qeveria e Kosovës ka dënuar sulmin që është bërë në drejtim të Radio Televizionit të Kosovës, me ç’rast e ka cilësuar si sulm ndaj fjalës së lirë. Sipas reagimit të Qeverisë së Kosovës, sulmi ndaj RTK-së është sulm edhe ndaj mediave të tjera në vend.
“Qeveria e Kosovë konsideron se ky është sulm ndaj fjalës së lirë dhe ndaj të gjitha mediave në Kosovë”, thuhet në reagimin e qeverisë.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










