Bota
Sulmohet me raketa aeroporti ushtarak sirian, mbesin të vrarë edhe ushtarë iranianë
SHBA dhe Franca kërkojnë të reagojnë më “fuqishëm” kundër sulmit me armët kimike nga Bashar Al Assadi. Së fundi është bombarduar një aeroport ushtarak në Siri. Uashingtoni ka mohuar hë për hë pjesëmarrjen në sulm.
Një bazë ushtaraka e regjimit sirian në Homs, perëndim të Sirisë, është bombarduar nga raketat. Kjo është konfirmuar edhe nga vetë agjencia e lajmeve siriane SANA, të dielën në mbrëmje, informon albinfo.ch. Baza ushtarake ishte aeroporti Taifur, ku mbetën të vrarë sëpaku 14 persona, mes tyre edhe ushtarë iranianë.
Sulmi ka ndodhur pak pas kritikave të ashpra nga perëndimi për regjimin sirian dhe aleatët e tij Iran dhe Rusi, për përdorimin e armëve kimike në Dumën lindore ku mbetën të vrarë 150 persona.
Në një akt të rrallë kritikash të forta, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi “Presidenti Putin, Rusia dhe Irani janë përgjegjës” për mbështetjen që i japin “kafshës Asad,” president i Sirisë. Gjithashtu presidenti francez Manuel Macron bëri me dije se nëse Assad do përdorë armë kimike, Franca do ndërhyjë ushtarakisht.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











