Sulmohen nxënësit shqiptarë në Shkup
Pesëmbëdhjetë nxënës shqiptarë të fshatiti Çiflik kanë përfunduar në spital
Nxënësit shqiptarë janë sulmuar në autobusin me të cilin po ktheheshin nga shkolla.
Sulmi ka ndodhur mbrëm rreth orës 20:00, kur një grup prej rreth 20 personash të maskuar dhe me shufra hekuri e druri kanë ndaluar autobusin lokal duke u futur dhunshëm në të, me ç’rast kanë filluar të qëllojmë mbi nxënësit e shkollave te mesme.
Një nga nxënësit e rrahur, sipas autoriteteve mjekësore të spitalit në Shkup ndodhet në rrezik jete.
Rasti është konfirmuar nga zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por ende nuk kanë dalë me të dhëna konkrete lidhur me këtë rast që ka ngritur tensionet.
Siç njofton korrespondenti i Radios Evropa e Lirë në Shkup, dhjetëra prindër në mbrëmje ishin tubuar pranë Spitalit të Qytetit për tu njohur me gjendjen e fëmijëve të tyre.
Ata kanë reaguar ndaj negilezhencës së organeve policore të cilët sipas tyre “nuk po ndërmarrin asnjë masë për të mbrojtur fëmijët shqiptarë nga dhuna e grupeve të ndryshme vandale”.
Vendi ku ndodhi incidenti është i banuar krejtësisht me popullatë maqedonase dhe nxënësit për t’u kthyer në fshtrat e tyre të banuar me popullatë shqiptare duhet detyrimisht të kalojnë pranë këtij lokaliteti, në të cilin edhe më parë janë regjistruar incidente të kësaj natyre.
Lidhur me sulmin ndaj autobusit me nxënës shqiptarë në një lagje të banuar me popullatë maqedonase në Shkup, është prononcuar ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.
“Ministria e Brendshme ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme nga ana e policisë, dhe besojmë se brenda një kohe të shkurtër, kryerësit e kësaj vepre do të përgjigjen për këtë akt kriminal. Incidentet e këtilla vlerësoj se kanë shkaktuar një dozë të tensioneve, andaj të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm dhe të kontribuojmë për qetësimi e saj”, ka deklaruar Jankullovska.
Ajo njoftoi edhe për një incident tjetër që ka ndodhur vetëm disa orë pas incidentit të parë.
Në lagjen Çair të Shkupit, të banuar me popullatë shqiptare, sipas saj janë sulmuar dy të rinj maqedonas, po ashtu në një autobus urban.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












