Lajme
Sulmi në Mannheim të Gjermanisë: Një shtetas serb nga Prishtina bën thirrje për sulme të reja
Shërbimet gjermane kanë identifikuar një burrë, i cili pas sulmit të përgjakshëm në Mannheim, ka festuar atë krim në rrjetin social TikTok, mëson e përjavshmja Spiegel.
Bëhet fjalë për shtetasin serb Muhamed R. (35) në Prishtinë, Kosovë, sipas Spiegel.
Në një video një minutëshe në gjermanisht, R. tha se vrasësi nga Mannheim ishte një “model” dhe se ai do të shkonte në “rrethin më të lartë të parajsës”. Ai bëri thirrje për mizori të reja islamike.
Në Mannheim të premten Suleiman A. (25), i lindur në Afganistan, sulmoi me thikë organizatorët e manifestimit të lëvizjes anti-islamike Pax Europe, duke plagosur disa persona, duke përfshirë edhe kritikun e njohur të Islamit Michael Stirzenberger.
- më pas goditi për vdekje me thikë në qafë policin Ruven L. (29), i cili vdiq të dielën. Sulmi përfundoi pasi një tjetër oficer policie qëlloi sulmuesin. I gjithë krimi është regjistruar në kamerën e celularit.
Tani për tani, ka spekulime rreth motiveve të mundshme islamike për sulmin. Vetë vrasësi nuk mund të merret ende në pyetje pasi është në gjendje të rëndë për shkak të plagës me armë zjarri.
Sulmi në Mannheim u dënua nga e gjithë qeveria gjermane. Në Gjermani pati një debat për kërcënimin islamik, si dhe për islamofobinë. Njoftime për sulme islamike ka edhe gjatë kampionatit evropian të futbollit, që do të nisë në Gjermani.
Nuk dihet se ku ndodhet R.
U dënua edhe videoja që Muhamed R. publikoi në TikTok. Nuk është hera e tij e parë. Siç shkruan Spiegel, shërbimet e kanë mbajtur në sy atë njeri për një kohë të gjatë për shkak të regjistrimeve me përmbajtje islamiste dhe antisemite. Në fund të vitit të kaluar, ai dyshohet se thirri të udhëtonte në Izrael dhe të sulmonte shtetin izraelit.
- ka lindur në Prishtinë, ndërsa në Gjermani ka ardhur si fëmijë tre vjeçar në vitin 1991. Bëhet e ditur se në atë vend ka qëndruar deri në vitin 2019, herën e fundit në Hamburg, ku është ndjekur penalisht për kundërshtim ndaj policisë dhe duke shkaktuar dëme trupore.
Siç shton Spiegel, autoritetet e Hamburgut nisën procedurën për dëbimin e Muhammed R., i cili fshihej që atëherë, gjoja duke përdorur identitete të rreme. Shërbimet supozojnë se ai nuk është më në Gjermani dhe gjithashtu i ndalohet hyrja në zonën Shengen./DW
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











