Bota
Sulmi në Gjermani, raportohet se 4 persona kanë humbur jetën
Janë dhënë detaje për sulmin në Trier të Gjermanisë
Një fëmijë dhe tre njerëz të tjerë janë vrarë, ndërsa 15 janë plagosur nga masakra me makinë që la sot një “hendek të gjatë shkatërrimi” në qendrën e qytetit gjerman të Trier.
Sipas dëshmitarëve familjarë dhe një karrocë bebe “fluturuan në ajër” teksa një makinë tip Range Rover vërshoi në një rrugë këmbësorësh në Trier.
Gjithnjë sipas dëshmitarëve, viktimat tjerë u goditën para syve të fëmijëve të tmerruar që kishin dalë për blerjet e Krishtlindjeve me prindërit e tyre.
“Një shofer hyri duke goditur njerëz me makinë në qytet. Fillimisht ishin dy të vdekur por disa nga të plagosurit kanë plagë të rënda”, tha kryebashkiaku Wolfram Leibe Leibe mes lotëve në konferencën e shtypit, përcjell albinfo.ch.
“Unë kalova në qendër të qytetit, ishte e tmerrshme, një vajzë e vogël ishte mes viktimave”. Leibe tha se ende nuk është i qartë motivi për incidentin.
“Nuk mund të themi asgjë për kontekstin, nuk e dimë nëse është terror apo diçka tjetër”, u shpreh Uwe Konz, kreu i policisë së Trier.
Tregjet tradicionale të Krishtlindjeve janë mbyllur në Gjermani prej pandemisë, por dyqanet e zakonshme janë hapur.
Trier është 120 milje në perëndim të Frankfurt, pranë kufirit me Luxembourg.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











