Kosova
Sulmi ndaj KKZ-së në Veri, vepër terroriste, ngrihet aktakuzë
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave, Millun Millenkoviq, Aleksander Vlajiq, Dejan Pantiq e Miomir Vakiq, të dyshuar për sulmin në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut.
Ata akuzohen se hodhën granata dore dhe shok bomba në drejtim të zyrës, ndërsa një nga granatat shpërtheu, duke shkaktuar dëme materiale dhe rrezikoi jetën e zyrtarëve të KQZ-së dhe të policëve.
“Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit M.M, A.V, D.P dhe M.V., në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhorë në Mitrovicën e Veriut, në rrugën “Kollashinska”, me qëllim të frikësimit serioz të popullatës, të detyrimit të padrejtë të një organi publik, në këtë rast KQZ-së, për të pamundësuar zgjedhjet lokale si dhe me qëllim që të destabilizojnë ose të shkatërrojnë strukturat themelore politike dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës, për derisa zyrtarët e KQZ-së, së bashku me zyrtarë policorë kanë shkuar për të hapë zyrën, këta të pandehur me persona të tjerë ende të paidentifikuar kanë kryer sulm terrorist duke hedhur dy granata dore si dhe dy shok bomba në drejtim të zyrës së lartpërmendur, me ç’ rast njëra granatë dhe dy shok bombat kanë shpërthyer, ku si rezultat i kësaj janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale si dhe është rrezikuar seriozisht jeta e zyrtarëve të KQZ-së, dhe zyrtarëve policorë. Me këtë në bashkëkryerje të pandehurit M.M, A.V, D.P dhe M.V., kanë kryer veprën penale ‘’Kryerja e veprës terroriste’’ nga neni 129, paragrafi 1 lidhur me nenin 128, paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet nga Prokuroria Speciale, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











