Ekonomi
Suksesi i biznesit të taksistëve në Najrobi
Me thonjtë, grim dhe flokë të rregulluara, do të ngatërroheshit nëse do të mendonit se pesë gra të ulura në një kafene në Nairobi nuk janë drejtoresha të kompanive, por pjesë e rrjetit të cilat janë futur në tregun e dominuar nga burrat të taksistëve, dhe të cilat ngasin të ashtuquajturit taksitë elektronik.
Ato sidoqoftë diskutojnë mes vete, orët e gjata në punë, sfidat për të gjetur kohë për fëmijët e tyre dhe ndajnë strategji se si të ballafaqohen me klientë të zorshëm. Najrobi vuan nga transporti i varfër publik, dhe gjithnjë e më shumë gra janë duke e bërë këtë punë, ndonëse kanë mundësi të zgjedhin udhëtarët të kenë orarin më fleksibil dhe kanë pagat e sigurta. Gratë në shërbimin online të taksive aktualisht përbëjnë 3 për qind të 12 mijë taksistëve sa vlerësohet se janë në qytet dhe shifrat janë duke u rritur dukshëm.
Aplikacioni Little Cabs, e që është i vetmi i cili u mundëson klientëve të zgjedhin ngasësin burrë apo grua, për dy vjet ka shtuar numrin e taksisteve në 13. Gratë përbëjnë vetëm 1 të treten prej 2.5 milionë njerëzve të punësuar në sektorin formal të punës dhe vetëm 1 për qind e tyre posedojnë tokë. Por shërbimet në Kenia sikurse kjo e taksive është duke i ndihmuar gratë. Përgjatë tre vjetëve të shkuara kërkesa për taksiste është shtuar meqë gratë tjera kërkojnë më shumë siguri. Sidoqoftë ngasëset fitojnë minimumin prej 30 shilingëve kenian apo 30 cent në minutë derisa kompanitë marrin 25 për qind të fitimit. Gratë janë mirënjohëse për mundësinë që ofrohet nga kompanitë si Uber, Taxify, Little Cabs and Pewin.
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









