E-Diaspora
Sukseset e kosovarëve në Kanada
Dardan Isufi me origjinë nga Kamenica është një prej sipërmarrësve të suksesshëm në fushën e teknologjisë së informacionit në Kanada. “Eva” është ideja e dy të sapodiplomuarve, Gaudreault Sebastiani, inxhinier softuerik 23-vjeçar me diplomë nga Laval University dhe Dardan Isufi 22-vjeç me diplomë nga McGill në fushën e shkencave politike.
Dardani 20 vjet më parë shkoi si refugjat në Montreal të Kanadasë, atëherë kur lufta ishte në kulmin e saj.
Por sot, në kohën e epokës së teknologjisë së informacionit dhe aplikacioneve, listës së sipërmarrësve të rinj inovativ në mbarë botën i është shtuar edhe emri i tij. Projekti “Eva”, tashmë ka marrë dritën jeshile nga qeveria provinciale e Kebekut për të operuar ligjërisht si shërbim taksie.
Aplikacioni më i ri “Eva” është një projekt i bazuar mbi ‘blockchain’ dhe është konkurruese e UBER. Vetëm për një muaj të operimit ky projekt ka regjistruar mbi 12 mijë përdorues dhe janë regjistruar mbi 500 shoferë.
Ëndrra e kosovarit është që projekti i tij të shtrijë operimin edhe në Prishtinë, shkruan RTK, përcjell Albinfo.ch.
Tregime suksesi të kosovarëve në kryeqytetin e Kanadasë në Otava do të mund t’i ndiqni së shpejti në një dokumentar special në RTK.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












