Sport
Sukses mesatar i shqiptarëve në superligën e Zvicrës
I vetmi golashënues në mesin e shqiptarëve të superligës ishte Shaqiri për FC Basel në ndeshjen kundër Lausanne Sport.

Në ndeshjet e xhiros së 9 të super ligës zvicerane në futboll të cilat u luajtën në mes javë, u arritën rezultate të pritura.
Në fitoren e Bazelit si vendës ndaj Lausanne sport 6 : 0 kontribut të madh dha edhe futbollisti tashmë i njohur shqiptar, Xherdan Shaqiri.
Shaqiri luajti gjatë tërë ndeshjes dhe ishte edhe shënues i golit të 5-të për vendës në minutën e 52-të. Për vendës nga minuta e 75 u aktivizua edhe Granit Xhaka.
Burim Kukeli duke luajtur 90 minuta dhe Jahmir Hyka nga minuta e 79, ndihmuan skuadrën e tyre Luzern që të shënojë fitore si mysafir 2 me 0 në Gjenevë në ndeshje kundër Servete-s së Gjenevës.
Zurichu dhe Thuni i ndanë pikët në ndeshjen e cila përfundoi pa gola. Për Zurichun tërë ndeshjen luajti Adrian Nikçi kurse Admir Mehmedi u zëvendësua në minutën e 76. Në anën tjetër për Thunin tërë ndeshjen luajti Muhamed Demiri kurse Milaim Rama ishte rezervë por nuk u aktivizua fare.
Në ndeshjen Sion-Grasshopper 2 : 0, për skuadrën udhëtuese, Orhan Mustafi luajti gjatë tërë ndeshjen e Amir Abrashi ishte i lënduar.
Në ndeshjen ku nuk pati futbollistë shqiptarë: Young Boys-Neuchatel Xamaks, fituan vendësit me rezultat 4 : 1
E-Diaspora
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë Një operacion i policisë italiane ka çuar në arrestimin e 11 personave, pjesë e një bande...
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
-
Bota e logjistikës ajrore: Prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih
-
‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€