Lajme
Suedia, në “dialog intensiv” me Danimarkën për rihapjen e kufijve
Suedia i ka kërkuar Danimarkës që të mos diskriminojë kundër tyre në rihapjen e saj të planifikuar të kufijve, gjatë një “dialogu shumë intensiv”, tha ministri i Jashtëm, Ann Linde, për TT News.
Qeveria daneze do të njoftojë se si do të rihapë kufijtë e saj deri më 1 qershor. Sidoqoftë, disa parti të opozitës daneze duan vetëm të rihapin kufirin me Norvegjinë dhe Gjermaninë, por jo edhe me Suedinë, përcjell albinfo.ch.
Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, mori pjesë në takimin me ministrin e Jashtëm të BE-së të premten, i cili foli mbi kufizimet e udhëtimeve brenda BE-së.
Danezët janë në gjendje të udhëtojnë në Suedi, por këshillohen fuqimisht të kalojnë 14 ditë në karantinë më pas. Ministrja e Suedisë për Bashkëpunim Nordik, Anna Hallberg, të enjten tha se do të ishte “për të ardhur keq” nëse Danimarka vendos të diskriminojë.
“Ne do të ishim shumë kritikë për këtë dhe kjo është diçka që kemi sqaruar”, i tha ajo gazetës Sydsvenskan. “Ne nuk mendojmë se është e pranueshme që një vend të diskriminojë një tjetër për sa i përket kufijve të hapur në tregun e brendshëm”. Të enjten, ministri i Jashtëm i Danimarkës, Jeppe Kofod, përsëriti qëndrimin e qeverisë së tij. “Ne kemi një dialog me vendet tona fqinje në lidhje me kufizimet e hyrjes dhe çështjen e kufijve. Ne jemi akoma shumë të shqetësuar dhe shumë të kujdesshëm”, tha ai, shkruan local.de, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











