Lajme
Suedia ndalon përdorimin e celularëve në shkolla nga viti 2026
Duke filluar nga vjeshta e vitit 2026, të gjitha shkollat në Suedi do të jenë të detyruara të mbledhin telefonat celularë të nxënësve në fillim të ditës dhe t’i mbajnë deri në fund të saj, sipas një raportimi të “The Guardian”.
Ky vendim është pjesë e një strategjie të re për të përmirësuar sigurinë dhe përqendrimin në mësim, duke eliminuar shpërqendrimet teknologjike gjatë orëve të shkollës.
Reforma më e madhe arsimore në dekada
Ministrja suedeze e Arsimit dhe Shkollave, Simona Mohamsson, e quajti këtë masë si pjesë të një “investimi historik buxhetor” dhe pjesë të reformës më të thellë në arsimin suedez të 30 viteve të fundit.
Në projektbuxhetin që do të paraqitet javën e ardhshme, qeveria suedeze ka parashikuar 95 milionë korona për vitin 2026 dhe 100 milionë për vitin 2027, për të ndihmuar shkollat në zbatimin e rregullit të ri, përcjell albinfo.ch.
Zbatimi do të jetë i detyrueshëm për të gjitha shkollat
Rregullorja do të vlejë për të gjithë nxënësit e moshave 7 deri në 16 vjeç dhe do të zbatohet në mënyrë të unifikuar në të gjitha shkollat e vendit. “Nuk është çështje zgjedhjeje. Ky rregull do të vlejë për çdo të ri në Suedi, në çdo klasë, në çdo shkollë,” deklaroi Mohamsson, njëkohësisht kryetare e Partisë Liberale.
Megjithëse shumë shkolla në Suedi tashmë mbledhin telefonat që në mëngjes, nxënësit shpesh kanë gjetur mënyra për të anashkaluar rregullin, si për shembull duke dorëzuar një pajisje të vjetër ose duke pretenduar se e kanë harruar ose se u është prishur telefoni.
Suedia nuk është i vetmi shtet që po ndërmerr masa të tilla:
Danimarka ka njoftuar se do të ndalojë celularët në shkolla, duke rekomanduar gjithashtu që fëmijët nën 13 vjeç të mos kenë telefon apo tablet personal.
Norvegjia vendosi një moshë minimale prej 15 vjeç për përdorimin e rrjeteve sociale, duke kritikuar kompanitë teknologjike se po ndikojnë në zhvillimin mendor të fëmijëve.
Franca ka përforcuar ndalimin e celularëve në shkolla të mesme që prej shtatorit të vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













