Koronavirusi: çast pas çasti
Suedia me kufizime, lejohen të takohen vetëm 8 persona
Shkalla e vdekjes së Suedisë për frymë është disa herë më e lartë se në vendet e tjera nordike

Suedia do të vendosë masën më të rreptë deri më tani për të shtypur pandeminë e koronavirusit që nga 24 nëntori, ku një maksimum prej tetë personave mund të marrin pjesë në tubimet publike.
Kryeministri Stefan Lofven tha se masat e ardhshme që po merren në konsideratë janë rekomandimi për të mos udhëtuar jashtë vendbanimit dhe që pas pushimeve të Vitit të Ri, të gjitha shkollat e mesme dhe institucionet e arsimit të lartë të kalojnë në mësimin online.
“Do të jetë edhe më keq, merrni përgjegjësinë dhe detyrimin tuaj për të ndaluar infeksionin. Bëni për vete dhe për Suedinë”, tha kryeministri suedez në një fjalim dramatik dhe të papritur për publikun.
Suedia ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare me masat e saj jo-kufizuese për t’iu përgjigjur pandemisë, duke refuzuar mbylljen dhe duke u mbështetur në rekomandimet. Deri më tani, janë lejuar tubime deri në 300 persona.
Shkalla e vdekjes së Suedisë për frymë është disa herë më e lartë se në vendet e tjera nordike, por përsëri më e ulët se në disa vende të tjera evropiane si Spanja.
Numri i të infektuarve arriti në 6,000 në ditë, ka rreth 1,300 pacientë me koronavirus në spitale dhe kishte 150 raste më të rënda në njësitë e kujdesit intensiv të hënën.
Duke qenë se mjekët suedezë kanë tre javë kohë për të raportuar një vdekje, të dhënat e sakta mbi vdekshmërinë nga COVID-19 janë të paktën një javë vonë, por duket se rreth njëzet njerëz aktualisht po vdesin me koronavirus çdo ditë në Suedi. Ajo që është shqetësuese është se parametrat po rriten me një normë prej 30 për qind në javë.
“Nëse nuk bëjmë diçka, për dy javë do të kemi të njëjtën situatë si në pranverë. Ne duhet të monitorojmë më mirë të infektuarit dhe kontaktet e tyre, të rekomandojmë maska ku hapësira nuk mund të mirëmbahet dhe të futim masa më të rrepta epidemiologjike, për shembull të mbyllim restorantet dhe baret për disa javë “, tha Fredrik Elg, një profesor i virologjisë në Umea për televizionin suedez.
Të dhënat tregojnë se midis 234,000 testeve të kryera javën e kaluar, rreth 10 për qind ishin pozitive. Sidoqoftë, te të rinjtë e moshës 17 deri 19-vjeç, përqindja e gjetjeve pozitive është deri në 18 për qind.
Pavarësisht nga situata, Suedia është ende në grupin e 15 vendeve evropiane që kanë një normë të ngjashme vdekshmërie më të lartë se 50 vdekje nga koronavirus për 100.000 banorë.
Pas Francës, Suedia u kapërcye nga Maqedonia Veriore dhe Mali i Zi, kështu që ra në vendin 20 në botë sipas shkallës së përgjithshme të vdekshmërisë që nga fillimi i epidemisë. Nëse tendencat aktuale vazhdojnë, Armenia, Moldavia, Republika Çeke dhe Bosnjë e Hercegovina do të kalojnë Suedinë në dy javët e ardhshme.
Suedia ka një popullsi prej 10.23 milionë, 177.000 raste pozitive që nga fillimi i epidemisë dhe 6.164 vdekje, transmeton KosovaPress, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rrënjët që nuk thahen – Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar Shpendi, Mrika dhe dy vajzat e tyre, Lina e Tana flasin për një mënyrë të të...
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri