Koronavirusi: çast pas çasti
Suedi: Vazhdon aplikimi i disa masave për parandalimin e Covid 19
Njëra ndër masat është ndalimi i vizitave në shtëpitë e pleqve.
Shumë vende evropiane kanë filluar t`i largojnë masat izolimit që u vendosën për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kurse Suedia, e cila nuk është mbyllur si pjesa tjetër e botës, ka njoftuar se do të vazhdojë aplikimin e disa masave kufizuese edhe për një kohë.
Shkollat, kopshtet, kafenetë, baret dhe restorantet kanë qenë të hapura gjatë pandemisë, por duke u kërkuar qytetarëve që të marrin përgjegjësinë, shkruajnë mediat ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.
Kështu që me këshillat e shkencëtarëve suedezë shkollat mbetën të hapura vetëm për nxënës të klasave të ulëta, ndërsa u mbyllën për nxënësit e shkollave fillore të mesme dhe kolegjet.
Kryeministri suedez ndryshoi vetëm vendimin për të lejuar tubime deri në 500 njerëz duke e ulurë atë në 50.
“Lufta kundër COVID-19 është një maratonë. Masat që kemi marrë janë zgjedhur sepse besojmë që ato janë të qëndrueshme për një kohë të gjatë”, tha kryeministri Stefan Lofven gjatë një konference për shtyp.
“Ndalimi i vizitës në shtëpitë e pleqve, sigurisht që do të mbetet në fuqi për muajt e ardhshëm, dhe gjithashtu rekomandohet të vazhdoni punën nga shtëpia”, shtoi ai.
Rreth 30.800 njerëz u infektuan në Suedi dhe 3.743 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 deri tash, më shumë se sa në Norvegji, Finlandë dhe Danimarkë.
Suedia ka 371 vdekje nga koronavirusi për 1 milion banorë, ndërsa Danimarka ka 95, Finlanda 54 dhe Norvegjia 43.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












