Shkurt.ch
Stuhia “Niklas” bën kërdi në Zvicër
Veç tjerash, si pasojë e saj ka pësuar lëndime një grua, ka pasur pengesa në trafik ndërsa një shtëpi ka mbetur pa kulm.
Stuhia e njohur me emrin “Niklas” po bën kërdi nëpër Evropën Qendrore. Zvicra është po ashtu “viktimë” e kësaj stuhie. Të martën ajo ka nisur turin e saj nga Skotlanda drejt detit të veriut ndërsa në këtë rrugë e sipër, ka shkaktar shtrëngatë më të fuqishme edhe në Zvicër.
Ajo ka shkaktuar tashmë disa dëme. Veç tjerash, si pasojë e saj ka pësuar lëndime një grua, ka pasur pengesa në trafik ndërsa një shtëpi ka mbetur pa Kulm. Era ka rrëzuar një trung i cili është përplasur mbi makinën e një gruaje 57 vjeçe e cila ka pësuar lëndime.
Në mëngjesin e hershëm në majën e malit Crap Masegn të kantonit Graubünden është matur shpejtësia e erës prej 165 kilometrash në orë. Edhe në ultësira dhe në qytete janë regjistruar stuhi me shpejtësi të konsiderueshme, ndonëse jo aq të mëdha si në male. Kështu në Steckborn (Bodensee) është matur shpejtësia prej rreth 120 kilometrash në orë ndërsa në Bazel ka fryrë erë me shpejtësi prej 84 kilometrash në orë.
Sipas shërbimit meteorologjik meteo srf gjatë gjithë ditës sot do të ketë mot me stuhi. Ndërsa fuqinë më të madhe ajo do ta arrinte gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











