Lajme
Stuhia “Ciara” ka përfshirë Britaninë
Shërbimi i Motit në Britani ka lëshuar një paralajmërim për shkak se erërat kanë arritur shpejtësinë deri në 130 kilometra në orë
Erërat dhe valët e fuqishme kanë goditur Britaninë e Madhe, derisa stuhia ‘Ciara’ ka shkatërruar çdo gjë që i ka dalë përpara.
Stuhia Kiera (Ciara) ka përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, me erëra të forta dhe shira të dendura, që kanë shkaktuar probleme në transport.
Në shumë zona ka pasur përmbytje dhe autoritetet kanë dhënë alarmin “rrezik për jetën” në lokalitetet Patelej Brixh dhe Jorkshajër.
Po ashtu, thuhet se linjat ajrore kanë anuluar shumë fluturime, ndërsa kompanitë që menaxhojnë hekurudhat u kanë bërë thirrje njerëzve që të shmangin udhëtimet.
Pasagjerët e trageteve janë përballur gjithashtu me vonesa dhe anulime, ndërsa drejtuesve të automjeteve u është bërë thirrje për kujdes maksimal.
Një paralajmërim për erëra të forta është në fuqi në disa zona të Britanisë së Madhe, ku erërat e deritanishme kanë arritur deri në 129 km në orë.
Ndërkohë eventet sportive janë anuluar për shkak të motit, përfshirë ndeshjen e Premier Ligës, Mancester Siti – Uest Hem.
Aeroporti i Hithrout ka bërë me dije se ka marrë masa me partnerët e linjave ajrore për të operuar me shërbim të kufizuar dhe të njëjtën gjë kanë bërë edhe aeroporte të tjera.
Stuhia ka prekur edhe vende të tjera të Evropës, si Belgjikën dhe Holandën.
Rreth 120 fluturime nga aeroporti Shiphol i Amsterdamit u anuluan për shkak të erërave.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










