Bota
Stuhia ‘Ciara’ ua merr jetën së paku shtatë personave
Erëra të fuqishme të stuhisë Ciara shkaktuan dëme dhe vdekjen e disa personave gjithandej Evropës.
Kështu, erërat e fuqishme në Poloni shkatërruan çatinë e një dyqani, duke vrarë një grua dhe dy vajzat e saj. Babai i tyre u plagos.
Një burrë vdiq pasi varka e tij u fundos në jug të Suedisë. Një person tjetër që gjendej në bord ende konsiderohet i zhdukur.
Dy veta u vranë në makinat e tyre, njëri në Gjermani dhe tjetri në Slloveni.
Shpejtësia e erës deri në 200 kilometra në orë u regjistrua edhe në veri të Italisë. Një grua rreth 71 vjeçe u vra, pasi u godit nga copat e një çatie në rajonin e Lombardisë.
Ciara, e njohur edhe si stuhia Sabine, ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në disa pjesë të Evropës.
Transporti u ndalua dhe shkollat u detyruan të mbyllen nëpër Belgjikë, Gjermani, Luksemburg dhe Holandë. albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













