Kosova
Priten stuhi shiu e breshri në Kosovë
Prishtina Weather ka njoftuar se fundjava do të sjellë destabilizim të motit dhe rënie të temperaturave. Priten rrebeshe shiu e bubullima, e lokalisht edhe stuhi shiu apo edhe breshri.
Të shtunën fillimisht mbetet nxehtë, por që nga pasdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, e lokalisht do të ketë edhe stuhi shiu apo edhe breshri. Kushte për zhvillime të stuhive me shi mund të priten edhe ditën e diel, derisa temperaturat pësojnë rënie.
Mot jostabil do të mbetet edhe përgjatë javës së ardhshme, me vransira të ndryshueshme dhe të reshura shiu kohëpaskohe, e orëve të pasdites edhe në formë rrebeshesh me bubullima.
20.08 – Kryesisht me vransira, nxehtë dhe zagushi. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, e lokalisht edhe stuhi shiu apo edhe breshri.
21.08 – Vransira e intervale me diell, më freskët. Pasdite me rrebeshe e bubullima.
22.08 – Vransira e intervale me diell. Orëve të pasdites vende-vende priten rrebeshe e bubullima.
23.08 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu, derisa pasdite priten edhe rrebeshe me bubullima.
24.08 – Vransira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe priten reshje lokale shiu.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













