Lajme
Studiuesit gjermanë zbulojnë shkaktarin e trombozës te vaksina AstraZeneca
Mediat gjermane shkruajnë se zbulimi i shkakut të mpiksjes së gjakut te disa persona të vaksinuar me AtraZeneca do të thotë që mund të zhvillohet një mjekim i përcaktuar, përcjell albinfo.ch.
Studiuesit në spitalin mësimor Greifswald në Gjermaninë veriore thanë të premten se ata kishin zbuluar shkakun e problemeve të pazakonta të mpiksjes së gjakut të gjetura në disa të vaksinuar me vaksinën e koronavirusit AstraZeneca, njoftoi transmetuesi publik Norddeutscher Rundfunk (NDR).
Po ashtu, ky studimi tregoi se si vaksina shkaktoi mpiksjen e gjakut në tru në pak pacientë. Zbulimi do të thotë që trajtimi për këtë problem mund të zhvillohet për të parandaluar pasojat.
Suksesi ishte rezultat i bashkëpunimit midis spitalit Greifswald, rregullatorit shtetëror të shëndetit Instituti Paul Ehrlich (PEI), si dhe mjekëve nga Austria – ku një infermiere vdiq nga tromboza në tru pasi u vaksinua me vaksinën AstraZeneca.
Mjekimi kur shfaqet tromboza
Studiuesit theksuan se mjekimi do të ishte i mundur vetëm te pacientët ku shfaqen mpiksjet e gjakut, jo si mjekim parandalues. Informacioni është shpërndarë te spitalet e të gjithë Evropës.
Gjermania, si dhe disa shtete të tjera anëtare të BE-së, pezulluan përdorimin e vaksinës AstraZeneca të hënën pas raporteve të mpiksjes së pazakontë të gjakut.
Të enjten, Agjencia Evropiane e Medikamenteve (EMA) tha se nuk ka asnjë lidhje të provuar midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut, bazuar në informacionin që ata kishin. Ata gjithashtu deklaruan se përfitimet nga vaksinimi kapërcejnë çdo rrezik të mundshëm.
Gjermania vendosi të rifillojë vaksinimet me vaksinën AstraZeneca të premten. Deri të enjten Gjermania kishte injektuar mbi 10 milionë doza të vaksinave COVID-19, përfshirë vaksinën AstraZeneca./DW
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










