Lajme
Studimi i Harvardit i keqinterpretuar: Heqja dorë nga mëngjesi nuk zgjat jetën
Një postim viral në Instagram ka pretenduar se një “studim 22-vjeçar i Harvardit” provon se njerëzit që nuk hanë mëngjes jetojnë 4.5 vite më gjatë. Pretendimi është i rremë dhe studimi i përmendur nuk ekziston, transmeton albinfo.ch.
Në realitet, një kërkim i botuar në Communications Medicine në vitin 2025 — bashkautore i të cilit janë edhe studiues të Harvardit — arriti në përfundime krejt të kundërta. Studimi ndoqi rreth 3,000 të moshuar në Mbretërinë e Bashkuar për më shumë se 20 vite dhe zbuloi se ngrënia e drekës me vonesë lidhet me rrezik më të lartë vdekshmërie, por jo për shkak të vetë orarit të vakteve.
Sipas kërkuesve, dreka e vonshme shpesh është shenjë e problemeve ekzistuese shëndetësore ose e një stili jetese më pak të shëndetshëm, të cilat ndikojnë në jetëgjatësinë. Studimi nuk gjeti asnjë lidhje mes numrit të vakteve, orarit të tyre apo gjatësisë së dritares ushqimore me jetëgjatësinë — duke kundërshtuar idenë “më pak vakte = jetë më e gjatë”.
Në Zvicër, ku agjërimi me ndërprerje po bëhet gjithnjë e më i njohur, ekspertët këshillojnë kujdes ndaj këshillave të paverifikuara në rrjete sociale. Shoqata Zvicerane e Ushqyerjes rekomandon ruajtjen e një diete të balancuar dhe dëgjimin e sinjaleve të trupit.
E-Diaspora
-
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg Pa pasaportë në Aeroportin e Dublinit, 18-vjeçari arrestohet dhe dënohet... -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










