Lajme
Doruntina Berisha, studente në Vjenë, në garë për çmimin “European Women…”
Doruntina Berisha është studente dhe asistente në Fakultetin Juridik në Universitetin e Vjenës.
Ajo është në garë për çmimin “European Women of Legal Tech 2020 Award”. Ky nominim i Doruntinës ka ardhur falë kontributit të saj në udhëheqjen e projektit për zhvillimin e mësimit digjital në Universitetin e Vjenës gjatë kohës së pandemisë të këtij viti.
“Gjatë pandemisë kam krijuar platformën për të gjithë profesorët e Vjenës që brenda 24 orëve të kenë qasje në mësim online. Kjo platformë “Survival Guide” nuk u shpërnda vetëm në Universitetin e Juridikut në Vjenë, por edhe në Universitet e tjera në Austri”, është shprehur Doruntina Berisha për Albinfo Austria.
Doruntina Berisha studion për Juridik dhe Fizik në Universitetin e Vjenës. Në vitin 2017 ajo u pranua asistente në Departamentin e Inovacionit dhe Digjitalizimit të profesor Nikolaus Forgo në Fakultetin Juridik.
Semestrin vjeshtor të vitit 2019 ajo e përfundoi në Universitetin e Santa Clara në Silicon Balley (Kaliforni, Amerikë), ku u specializua në IT-, IP për ligjin dhe mbrojtjen e të dhënave me një fokus të veçantë në Inteligjencën Artificiale dhe „Legal Tech“.
Doruntina ka publikuar dy kapituj të një libri: një artikull për ligjin dhe mbrojtjen e të dhënave dhe një tjetër për ligjin e IP-së. (Intellectual Property Law).
Në këtë garë, Doruntina është e vetmja shqiptare në mesin e shumë nacionaliteteve të tjera.
Të votojmë të gjithë që këtë çmim ta fitojë Doruntina Berisha.
Votimi është shumë i shpejtë dhe e gjeni në linkun në vijim:
Të drejtë votimi keni deri më 09.10.2020.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













