Shqipëria
Studentja 25-vjeçare u nxor e vdekur nga rrënojat, tërmeti i shuan gjithë familjen
Vajza që shihni në fotografi ishte viktima e parë e tërmetit katastrofik, që goditi Shqipërinë mëngjesin e djeshëm, duke lënë pas të paktën 27 të vdekur e qindra të plagosur, si dhe duke shkatërruar totalisht shumë ndërtesa.
Bëhet fjalë për 25-vjeçaren Kristi Reçi, studente e Mjekësisë, e cila u nxor dje e pajetë nga rrënojat.
25-vjeçarja ka vdekur nga tërmeti së bashku me familjarët e saj, vëllanë 22-vjeçar, dhe të dy prindërit.
Kristi ishte e afërme e djalit të kryeministrit Edi Rama, Greg Rama.
Ky i fundit ngushëlloi sot familjarët e të prekurve nga tërmeti, ndërsa tha se mes viktimave ishte dhe njeriu i tij i afërt, bashkë me familjarët.
“Mes viktimave të shumta nga kjo fatkeqësi natyrore edhe një njeriu im i afërt së bashku me vëllanë e saj, mamin dhe babin janë gjetur nën rrënoja.
Vetëm dy trupa janë nxjerrë deri tani nga gërmadhat e asaj që u shpall ditë zie kombëtare. Ngushëllimet e mia shkojnë për të gjithë viktimat e kësaj fatkeqësie”, shkruante djali i Edi Ramës pa dhënë emra, por tashmë është mësuar se e afërme e tij ishte pikërisht 25-vjeçarja Kristi Reçi, shkruan lajmi.net, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











