Lajme
Varroset mërgimtari nga Juniku i cili humbi jetën në një aksident trafiku në Zvicër
Të enjten më 26 maj 2022 në orët e hershme të mëngjesit, në një aksident trafiku në Oberbuchsiten (SO) humbi jetën i riu me prejardhje nga Jasiqi, Komuna e Junikut, Gjelbrim (Arsim) Jasiqi
Mijëra qytetarë, shqiptarë dhe zviceranë, me pikëllim të thellë dhe me lot në sy, ia dhanë lamtumirën e fundit të riut.
Të martën, më 31 maj 2022, vendbanimi i vogël Roggwil (BE) ishte nxirë nga mijëra qytetarë, shqiptarë e zviceranë, të cilët kishin ardhur nga të katër anët e Zvicrës dhe nga Kosova për t’ia dhënë lamtumirën e fundit të riut Gj. Jasiqi i cili humbi jetën tragjikisht, në aksidentin që ndodhi më 26 maj 2022 në orët e hershme të mëngjesit, në Oberbuchsiten (SO), shkruan albinfo.ch.
Gj. ishte djali i vetëm i familjes së A. Jasiqit, i lindur më 20 Dhjetor 1988 që prej kohësh jetonte me familje në shtetin e Zvicrës si shumë mërgimtarë tjerë. Ai ka lënë pas vetes prindërit, dy motra, bashkëshorten dhe djalin njëvjeçarë.
I ati i Gj., A. Jasiqi, i cili mbrëmë në Bern i është nënshtruar një ndërhyrjeje në zemër, erdhi i shoqëruar nga personeli mjekësorë për t’ia dhënë lamtumirën e fundit të birit. Ai duke i falënderuar mijëra pjesëmarrësit në varrimin e Gj., apeloi për kujdes në trafik dhe u lut që kjo tragjedi të jetë e fundit që i ndodhë rinisë tonë!
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










