Integrimi
“Studenti” mirëpret brucoshët
Pëkrah studentëve "të vjetër", ishin mbi 20 studentë fillestarë, që vinin për herë të parë në një aktivitet të "Studentit" të Cyrihut

Driton Komani ka qenë kryetar i Shoqatës së Studentëve shqiptarë të Cyrihut “Studenti” 7-8 vite më parë ndërsa Orhan Spahiu e ka trshëguar Dritonin në atë post. Sot, Dritoni punon si asistent në Fakultetin e matematikës në Cyrih dhe Orhani, i diplomuar si jurist, mban vendin e punës së praktikantit, në një zyrë avokature.
Sonte ata të dy dhe shumë të tjerë, pak më të rinj, janë në rolin e “pleqve” që kanë ardhur të takohen me të rinjtë, për t`i udhëzuar ata në rrugën e jetës studentore. Mbrëmja që i ka bërë bashkë, mban moton “Old meet young” (Të vjetrit takojnë të rinjtë), prandaj ata, si të vjetër, janë në rolin e nikoqirit dhe të rinjtë janë mysafirët.
Janë një numër i konsiderueshëm studentësh që sonte marrin pjesë për herë të parë në një aktivitet studentor. Ata janë “gjithë sy e veshë” për të mësuar sa më shumë për punën dhe përditshmërinë që i pret si studentë. “Të vjetrit” janë aty për t`ua hequr ngurrimin dhe për t`i “natyralizuar” në ambientin e ri.
Takimit tradicional të studentëve të brezave të ndryshëm i është bashkuar sonte edhe konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, Sali Sefa. Në një fjalë rasti dr. Sefa ka përgëzuar studentët për këtë organizim dhe ka shprehur kënaqësinë e tij për një prani kaq mbresëlënëse të këtyre të rinjve të shkolluar e të edukuar në Zvicër.
“Ne lexojmë se Shaqiri ose ndonjë futbollist tjetër i njohur është krenaria e shqiptarëve. Mirë, edhe ata janë, gjithsesi, por krenaria e vërtetë jeni ju, janë të rinjtë tanë që ndjekin studimet në universitetet e këtushme, ata që kanë mendë në kokë dhe nderojnë shqiptarët kudo ku janë”, ka thënë konsulli Sefa.
Ai ka porositur studentët që që me rininë, vrullin dhe bukurinë që i karakterizon, të vazhdojnë të kryejnë misionin e tyre fisnik. Rruga që i pret ata nuk është e lehtë, ka thënë konsulli. Sepse, “për të qenë të pranuar në shoqërinë e këtushme si njerëz me prejardhje të huaj, duhet të dëshmohemi si më të mirë e më të zellshëm se vendësit”, ka thënë ai duke evokuar punën e tij prej mjeku në një klinikë gjermane për rreth 15 vite.
Konsulli Sefa u ka drejtuar studentëve shqiptarë të Cyrihut ftesë që të vizitojnë konsullatën, duke u hapur dyert atyre në çdo kohë, për të shkëmbyer ide dhe informata.
“Kemi kërkesa nga studentët, moshatarë tuaj nga Kosova për tu njohur me kushtet e regjistrimit dhe të studimeve këtu, prandaj bashkëpunimi me ju në këtë drejtim do të ishte i mirëseardhur dhe me interes”, ka përfunduar konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, Sali Sefa.
Anëtaret e kryesisë: Samire Isufi, Ardita Kapedani dhe Fjolla Mazreku kanë bërë një prezantim të shkurtë të punës së shoqatës “Studenti”. Ato kanë përkujtuar se shoqata funksionon tash 11 vjet dhe puna e saj kryesore është vendosja e lidhjeve në mes të studentëve shqiptarë që studiojnë në universitetet dhe shkollat e larta të Cyrihut. Prezantimi dhe afirmimi i kulturës shqiptare këtu, është po ashtu njëri nga misionet e shoqatës.
Ndërsa kryetari, Argjent Çeliku, ka thënë për albinfon se shoqata numron rreth 300 anëtarë, që vijnë nga të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarë. “Këtu, përveç studentëve aktualë hyjnë edhe absolventë ose edhe studentë që kanë mbaruar studimet këtu, si dhe studentë të universiteteve tjera, jashtë atyre të Cyrihut. Ndërsa anëtarë aktivë të shoqatës mund të thuhet se janë rreth 50.”
Si aktivitete më të rëndësishme të shoqatës “Studenti”, Çeliku, përveç mbrëmjen “Old meet young” përmend edhe Darkën studentore, e cila tash sa vite është bërë tradicionale dhe mbahet në pranverë pastaj kremtimin e 28 nëntorit dhe ligjëratat e personaliteteve të ndryshme shqiptare dhe të huaja që mbahen periodikisht para studentëve të këtushëm shqiptarë.
Argjent Çeliku thotë se mbrëmja e sontme duket e frytshme pasi që nga numri i përgjithshëm i të pranishmëve, mbi 20 janë studentë të vitit të parë, gjegjësisht të atillë që vijnë për herë të parë në një aktivitet të shoqatës.
Përbërja e anëtarëve të shoqatës pasqyron edhe prejardhjen regjionale të studentëve: ka aty anëtarë që vijnë nga Kosova, nga Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi e Lugina e Preshevës. Edhe kryesia ka pakashumë këtë përbërje: kryetari është nga Maqedonia, nënkryetarja, që njëherësh është dhe arkëtare, vjen nga Shqipëria ndërsa përgjegjësja poër komunikim, nga Kosova etj.
Diçka tjetër që e dallon këtë shoqatë nga të tjerat është prania e femrave. Së paku në këtë mbrëmje, ato përbënin shumicën e padiskutueshme.
“Old meet young”, me atmosferë të këndshme, rinore, me humor e shaka por edhe me ndonjë mësim të vlefshëm për më të rinjtë, kalon shumë shpejt. Ajo që mbetet është një kujtim i bukur. Dhe një urim: mirupafshim në aktivitetin e ardhshëm të shoqatës “Studenti”.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten Më 10 dhe 11 maj 2025, në Kreuzlingen u mbajt një ekspozitë e veçantë artistike, ku...
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
Jeta në Austri
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri Kur bëhet fjalë për ngasjen në Austri, nuk duhet të keni kujdes vetëm për rregullat e...
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës