Kosova

Studentët kërkojnë dorëheqjen e rektorit të UP-së, Marjan Dema

Përfaqësues të organizatës studentore “Demokracia Studentore” kanë kërkuar  dorëheqjen e rektorit Marjan Dema.

Studentët janë shprehur se Dema ka bërë skandale të shumta në çështjen e avancimeve akademike, në çështjen e tenderit me pishat, në zvogëlimin vlerës së bursave për studentë, etj.
Mexhid Ramusa, kryetari i kësaj organizate, ka deklaruar se vazhdimisht kanë kërkuar takim me rektorin për t’ia shprehur pakënaqësitë, por Rektorati i Universitetit të Prishtinës asnjëherë nuk ua miratoi kërkesën për takim me rektorin Dema, përcjell albinfo.ch.

E, rektori Dema tha se studentët të gjitha ankesat mund t’i deponojnë në organet e Rektoratit dhe ka mohuar të gjitha kritikat që iu bënë. “Nuk janë të vërteta asnjëra nga këto që po i thoni dhe ka shumë tema që kanë ndodhur para se unë të jem rektor”, ka shtuar Dema.