Integrimi
Studentët e huaj punësohen në Gjermani
Studimet në Gjermani për të huajt janë çelësi i suksesit të tyre në tregun e punës. Ky është rezultati i një studimi të ri, që është publikuar në Berlin nga Instituti i Ekonomisë Gjermane Këln (IW)
Të huajt, që studiojnë këtu, kanë shanse shumë të mira për të gjetur punë të paguar mirë në Gjermani.
Sepse të ashtuquajturit të huajt e arsimuar, sipas studimit të institutit ekonomik të afërt me punëdhënësit, zotërojnë kualifikime shumë të kërkuara.
Studiuesit nënkuptojnë në radhë të parë kualifikimet në fushën e inxhinierisë, matematikës dhe shkencave natyrore, që janë shumë të kërkuara nga ndërmarrjet e nivelit të mesëm dhe koncernet industriale në Gjermani.
Kështu emigrantët, që përfundojnë këtu studimet, mund të jenë pjesa vendimtare e zgjidhjes së problemit të mungesës së fuqisë së kualifikuar të punës në Gjermani, që shkon drejt përkeqësimit, thotë Hans-Peter Klës, drejtues i sektorit për politikën arsimore në Institutin e Ekonomisë Gjermane në Këln.
“Në vitet e ardhshme nevojiten rreth 640.000 profesionistë të kualifikuar dhe 150.000 të diplomuar në vit, vetëm për të mbajtur konstant numrin e të punësuarve në Gjermani.
“Mungesa e fuqisë së kualifikuar të punës madje do të përkeqësohet, meqenëse del në pension një kontingjent, që ka lindur në vitet me bum nataliteti dhe hyn në jetën profesionale një kontingjent, që ka lindur në vitet me më pak natalitet”, parashikon Klës.
Lajmi i mirë është, se universitetet gjermane janë tërheqës për studentët e huaj”, thotë Hans-Peter Klës.
Sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) Gjermania është një nga tre adresat kryesore për studentët e huaj në botë, krahas vendeve, ku flitet anglisht, SHBA-ja dhe Britania e Madhe.
“Studentët nga jashtë vijnë për të qëndruar”, thotë Hans-Peter Klës.
80 për qind e të huajve, që studiojnë në Gjermani, mund ta imagjinojnë që pas studimit të punojnë në Gjermani. Kjo është një lidhje shumë më e fortë me vendin se sa në Francë, Hollandë, apo Britaninë e Madhe.
Rreth një e treta e këtyre “të huajve studentë”, siç i quajnë ato studiuesit nga Këlni, dëshirojnë të qëndrojnë këtu tre vjet dhe më shumë.
“Gati gjysma e atyre të huajve, që vijnë këtu përmes studimit në shkollat e larta gjermane, qëndrojnë pastaj në Gjermani”, citon Hans-Peter Klës njërin nga përfundimet kryesore të studimit. Kjo bën që për pranimin e studentëve të huaj të jenë të interesuar edhe landet gjermane, që mbajnë në Gjermani peshën kryesore të financimit të arsimit të lartë.
Nëse parashikimet shumë optimiste të studiuesve në Këln do të realizohen, varet shumë edhe nga fakti, nëse politika arsimore në Gjermani do të jetë në gjendje të shmangë pengesat. Kështu në grupin e studentëve të huaj numri i atyre, që ndërpresin studimet, është shumë i lartë.
Si arsyen kryesore për ndërprerjen e studimeve nga të huajt në Gjermani studiuesit konsiderojnë akoma mungesën e njohjes së gjuhës gjermane.
Përveç kësaj shumë ballafaqohen me problemin, që leja e qëndrimit u skadon me përfundimin e studimit. Edhe për tërheqjen e emigrantëve të rinj të kualifikuar në zanate të ndryshme, ka nevojë të punohet.
Qeveria gjermane ka bërë përpjekje të mëdha në dy vitet e fundit, për të inkurajuar praktikantët e rinj nga shtetet në krizë të BE, si Greqia, Spanja, apo Portugalia për të hyrë në sistemin e dyfishtë të trajnimit profesional në Gjermani.
Pengesat burokratike në vend janë akoma shumë të larta për praktikantët e huaj, thotë Hans-Peter Klës, dhe një pjesë e fuqisë punëtore potenciale frenohet prej tyre.
„Gjithnjë e më shpesh shfaqen mungesa në zanate të ndryshme”, thotë zëvendësdrejtori menaxhues i Dhomave gjermane të Industrisë së Tregtisë (DIHK), Achim Dercks, për gazetën “Welt am Sonntag”.
“Katër nga dhjetë ndërmarrje, që kanë probleme për të gjetur personel, kërkojnë pa sukses fuqi të kualifikuar punëtore të përgatitur me sistemin e dyfishtë”.
Studiuesit e Institutit Ekonomik të Këlnit IW kërkojnë që politika në Gjermani të kujdeset sa më parë, që emigrantët e rinj të përfitojnë më shpejt lejen e nevojshme të punës, për të mbledhur përvojë profesionale me praktika dhe punësimit në marrëdhënie kontraktuale.
/dw & albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














