E-Diaspora
Strategjia për Diasporën: Synon fuqizimin e organizimit të strukturuar të diasporës

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së sotme ka publikuar në faqen zyrtare të po kësaj qeverie, strategjinë për Diasporën për vitet 2019-2023.
Kjo strategji sipas qeverisë, ka për qëllim të krijojë politika të qëndrueshme afatmesme, përmes të cilave institucionet shtetërore obligohen ta avancojnë dhe ta fuqizojnë organizimin e strukturuar të diasporës, duke përkrahur institucionalizimin e tyre, përfaqësimin e interesave të diasporës dhe veprimtarinë e saj në të gjitha sferat.
Me miratimin e Strategjisë për Diasporën 2019-2023, Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh përkushtimin e saj për të lehtësuar dialogun e dyanshëm ndërmjet institucioneve publike dhe pjesëtarëve të diasporës.
“Prandaj, për t’i arritur këto synime, ky dokument strategjik përmban tri objektiva strategjike dhe 18 objektiva specifike, të cilat synojnë të realizohen në periudhën pesëvjeçare”, thuhet në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës.
Gjithashtu në një document prej 39 faqesh, qeveria ka përfshirë të gjitha pikat, objektivat të cilat synohen të realizohen.
Objektivat strategjike sipas Qeverisë së Kosovës janë: ‘’Ruajtja dhe zhvillimi i identitetit të pjesëtarëve të diasporës; Promovimi dhe avancimi i të drejtave politike dhe sociale të diasporës dhe Roli i diasporës në zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës”.
Ndërsa objektivat specifike të cilat janë përmendur nga qeveria janë: “Zhvillimi i mësimit plotësues në diasporë, Përfshirja e diasporës në arsimin parauniversitar dhe universitar, Ruajtja dhe zhvillimi i vlerave kulturore, Përfaqësimi politik i diasporës në vendimmarrje dhe politikëbërje, Pjesëmarrja e diasporës në proceset zgjedhore të Kosovës, Realizimi i së drejtës për sigurimet sociale, Plotësimi dhe përditësimi i regjistrit të Diasporës, Fuqizimi i kapaciteteve ekzistuese të diasporës për mbështetjen e integrimit të komunitetit në vendin ku jeton, Roli i medieve në fuqizimin e lidhjeve me diasporën, Diaspora dhe diplomacia publike, Fuqizimi i bashkëpunimit me diasporën për zhvillimin ekonomik, Promovimi i aseteve dhe mundësive për investime, Promovimi i turizmit përmes diasporës, Nxitja dhe promovimi i kthimit të potencialit intelektual, Stimulimi i platformave filantropike”.
Më poshtë keni të bashkgjitur edhe linkun në të cilin mund të shikoni në formë të detajuar strategjinë e diasporës për vitet 2019-2023:
E-Diaspora
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet Raportohet një ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë...
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz