Shkurt.ch
Strasburgu konfirmon dëbimin e kosovarit
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strazburg, ka marrë vendim të enjten se autorietetet zvicerane nuk kanë shkelur të drejtat e njeriut me dëbimin e një qytetari nga Kosova, që ishte bërë problematik në Zvicër.
Kosovari pas tentimeve të pasuksesshme për t’u rikthyer në Zvicër ishte ankuar edhe në Strazburg, në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.Ai kishte migruar në moshën shtatë vjeçare duke u bashkuar me familjen në vitin 1990 në Zvicër.
Në vitin 2003 dhe 2004, ai ishte dënuar për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit dhe për shkak të një rrahjeje. Në vitin 2007, kosovari në fjalë është dënuar sërish për kërcënim dhe për tentim shantazhi ndaj ish-të dashurës së tij.
Në të njëjtin vit, Departamenti i Emigracionit në Schaffhausen ka marrë vendim që 24-vjeçarin nga Kosova ta dëboj nga Zvicra dhe t’ia ndaloj kthimin për dhjetë vjet. Në vitin 2008, kosovari i deportuar kishte parashtruar një ankesë në Gjykatën Federale të Zvicrës, por tentimi ishte i pasuksesshëm.
Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka deklaruar të enjten se Zvicra me dëbimin e kosovarit nuk ka shkelur të drejtën e tij për respektimin e jetës private dhe familjare.
Sipas gjykatës, duhet të merret parasysh fakti se ai nuk është i dënuar vetëm një herë, por 5 herë me radhë në Zvicër.
Veçanërisht e ngarkojnë kosovarin kërcënimet me vdekje që i kishte bërë ish-të dashurës së tij. Gjithashtu thuhet se personi në fjalë ishte i lidhur me vendin e tij, dhe ai tashmë është martuar që nga viti 2007 me një grua në Kosovë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











