Shkurt.ch
Strasburgu ia ndalon Zvicrës dëbimin e iranianit
Iraniani 37 vjeçar në rast kthimi në atdheun e tij mund të dënohet me vuajtje burgu deri në 7 vjet dhe me 70 goditje me kërbaç
Zvicra nuk ka të drejtë të dëbojë në vendin e tij një azilkërkues, shtetas iranian pasi që në Iran atij i kanoset tortura dhe trajtimi çnjerëzor. Këtë vendim e ka bërë të ditur Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, duke e rrëzuar kështu një vendim që kishte marrë më parë Gjykata Federale Administrative e Zvicrës.
Iraniani 37 vjeçar në rast kthimi në atdheun e tij mund të dënohet me vuajtje burgu deri në 7 vjet dhe me 70 goditje me kërbaç. Në këto rrethana, kthimi i tij në Iran përbën shkelje të Konventës për të Drejtat e Njeriut.
Duke marrë këtë vendim trupi gjykues është mbështetur edhe në raportin më të ri për Iranin, të bërë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në kuadrin e OKB-së, pastaj në raportin e këshillit respektiv të SHBA-së etj, shkruan srf.ch. Të gjitha këto raporte shohin në Iran më shumë përkeqësim se sa përmirësim të situatës. Krahas kësaj, gjykata niset edhe nga parimi “në rast dileme, në favor të të akuzuarit”.
Sidoqoftë, Zvicra ka të drejtë ankese në Dhomën e Madhe të Gjykatës së Strasburgut. Por duke u nisur nga fakti se në Dhomën e Vogël në favor të iranianit kanë votuar 6 nga 7 gjyqtarët, gjasat që Zvicra të fitojë janë të vogla.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











