Integrimi
Strasburgu i jep të drejtë kosovares dhe fajëson Zvicrën
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg vlerëson se Zvicra ka penguar qasjen e kosovares në gjykatat e vendit
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut Në Strasburg ka shpallur fajtore Zvicrën se ka shkelur të drejtat e njeriut në një rast të rrëmbimit të një fëmije.
E dëmtuar në këtë rast ka qenë një grua 44 vjeçe nga Kosova, e cila në Strasburg është ankuar se Zvicra nuk i ka garantuar asaj procedurë korrekte.
Gruaja në fjalë sot jeton në Maqedoni dhe është nënë e dy djemve, 19 gjegjësisht 12 vjeç. Fillimisht ajo jetonte me babanë e fëmijëve të saj në Maqedoni. Pastaj, ne vitin 2005 ajo u martua me një italian që jetonte në Zvicër te i cili u shpërngul një vit më vonë bashkë me fëmijët e saj. Pas kësaj, babai kërkonte t`ia kthenin fëmijët në Maqedoni, gjë që e kishte kërkuar edhe shteti maqedonas përmes një kërkese të bazuar në Marrëveshjen ndërkombëtare të Hagës mbi rrëmbimin e fëmijëve.
Shkalla e dytë e gjykimit, në Zvicër i kishte dhënë të drejtë babait dhe kishte vendosur kthimin e fëmijëve në Maqedoni. Gjykata ticineze e Apelit e cila e kishte shqyrtuar rastin, kishte bërë një gabim në dhënien e të drejtës për apelim, duke informuar nënën e fëmijëve se ajo brenda 30 ditëve kishte të drejtë të ankohej në Gjykatën Federale, ndërkohë që ky afat realisht është vetëm dhjetë ditë.
Për këtë arsye, ankesa në Gjykatën Federale kishte shkuar me vonesë, kështu që ajo e kishte hedhur poshtë atë si të papranueshme. Kjo kishte bërë që fëmijët e kosovares të ktheheshin në Maqedoni në vitin 2007. Më vonë edhe ajo shkurorëzohet nga bashkëshorti dhe kthehet në Maqedoni ku jeton së bashku me fëmijët dhe ka kontakt të shpeshtë me babain e fëmijëve.
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka shprehur qëndrimin e saj se Zvicra ka penguar qasjen e kosovares në gjykatat e vendit, shkruan nzz.ch. Gjykata Federale, duke detyruar kosovaren të bartë pasojat e gabimit të Gjykatës së Tiçinos lidhur me afatin e ankesës, ka vepruar tepër ashpër. Për një rast sikur ky, në të cilin bëhet fjalë për rrëmbimin e fëmijëve, një veprim i tillë i gjykatës është disproporcional. Si dëmshpërblim, Zvicra duhet t`i paguajë gruas në fjalë 5000 euro dhe 4000 euro të tjera për shpenzimet e bëra.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










