Strasburgu hedh poshtë ankesat për minaretë
Në Gjykatën për të drejtat e njeriut Strasburg duhet të drejtohet vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mundësitë ligjore në Zvicër
Gjykata Evropiane e të drejtave të njeriut në Strasburg ka hedhur poshtë dy ankesa në lidhje me ndalimin e ndërtimit të minareve në Zvicër. Por, kjo gjykatë nuk ka shprehur mendim nëse ndalesa që ka bërë Zvicra për minaret është shkelje e konventës së të drejtave të njeriut ose jo.
Ajo vetëm ka sjellë vendimin se dy ankesat e drejtuara asaj për nenet e reja të kushtetutës zvicerane (që shpallin të ndaluar ndërtimin e minareve) nuk plotësojnë kushtet për ankesë në këtë gjykatë. Kjo, për shkakun se të ankuarit nuk kanë mundur të dëshmojnë se janë viktima të ndalimit të minareve.
Ky vendim nënkupton që ankesa në Strasburg duhet të drejtohet vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mundësitë ligjore në Zvicër. Që dmth. kur personave të caktuar, të gjitha instancat zvicerane ua ndalojnë me vendim kërkesën për ndërtimin e një minareje.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









