Tematike
Strasburgu dënon Zvicrën për dëbimin e nigerianit
Sipas Strasburgut, dëbimi ka qenë shkelje e të drejtës për jetë private dhe familjare, e drejtë që garantohet me nenin 8 të Konventës për të Drejtat e Njeriut
Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dënuar vendimin e Zvicrës për të dëbuar një kryefamiljar nigerian në vendin e prejardhjes. Për këtë arsye, Zvicra duhet të paguajë dëmshpërblim. Sipas gjykatës në fjalë, Zvicra nuk ka pasur të drejtë të dëbojë nigerianin e dënuar për tregti me drogë dhe për këtë arsye detyrohet të paguajë 9000 franga në emër të dëmshpërblimit.
Sipas gjyqtarëve të Strasburgut, dëbimi në fjalë ka qenë shkelje e të drejtës së të përmendurit për jetë private dhe familjare. Kjo e drejtë garantohet me nenin 8 të Konventës për të Drejtat e Njeriut.
Nigeriani i lindur në vitin 1972, kishte ardhur në Zvicër në vitin 2001 me identitet të rrejshëm. Zvicra ia kishte refuzuar atij kërkesën për azil, dhe për pasojë, ai ka braktisur Zvicrën. në vitin 2003 ai ishte kthyer sërish në Zvicër dhe ishte martuar me një zvicerane me të cilën kanë dy binjakë. Ndërkohë ai është shkurorëzuar nga gruaja e parë dhe është martuar me një zvicerane tjetër, me të cilën ka e ka edhe fëmijën e tretë.
Në vitin 2009 Zvicra kishte dashur ta dëbonte nigerianin në atdheun e tij. Por ai kishte kundërshtuar me argumentin se në këtë mënyrë do të shpartallohej familja e tij. Nigeriani kishte dështuar me ankesën e tij në Gjykatë Federale kështu që çështjen e tij e kishte shtyrë deri në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Dhe, kjo e fundit e ka kundërshtuar Gjykatën Federale duke i dhënë të drejtë nigerianit. Në qëndrimin e ardhur nga Strasburgu thuhet se është interes sipëror mbi interesat tjerë që fëmijët të rriten në afërsi të të dy prindërve.
Nigeriani qe kapur duke shitur drogë në Gjermani në vitin 2006 dhe ishte dënuar me 42 muaj burg, ndërsa disa vite më parë një dënim për tregti me drogë atij i ishte shqiptuar edhe në Austri.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë














