Integrimi
Stopohet përkohësisht dëbimi i kosovarëve
Nga ndalimi i dëbimit përfiton edhe një nënë vetushqyese e pesë fëmijëve. Kjo familje që jeton në Detmold është dashur të dëbohet më 21 shkurt në Kosovë
Autoritetet gjermane kanë stopuar përkohësisht grumbullimin e një numri të kosovarëve të planifikuar për dëbim.
Siç bën të ditur një zëdhënëse e ministrisë së brendshme të landit Nordrhein Westfallen (NRW) në Dyseldorf, më 21 shkurt është dashur të niset nga Shtutgarti në drejtim të Kosovës një aeroplan ku kishte persona të riatdhesuar edhe nga landi i përmendur .
Sipas të dhënave nga organizatat për mbrojtjen e refugjatëve, protestat kanë shkaktuar këtë stopim fluturimi. Ato thonë se në Ballkan në këtë kohë mbretërojnë temperatura dimërore dhe për këtë arsye riatdhesimi do të ishte i vështirë. Nga ndalimi i dëbimit përfiton edhe një nënë vetushqyese e pesë fëmijëve.
Kjo familje që jeton në Detmold është dashur të dëbohet më 21 shkurt në Kosovë. Tash ajo mund të shpresojë që të kursehet së paku deri në përfundimin e vitit shkollor, thotë këshilltari i refugjatëve, Frank Gokel. Pastaj, familja do të “udhëtojë vullnetarisht”.
Por zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme të NRW ka theksuar se në parim dëbimet gjatë stinës së dimrit nuk përjashtohen. Por megjithatë, merren parasysh personat me nevoja të veçanta , ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











