Integrimi
Stopohet dëbimi i familjes shqiptare
Vetëm rreth 1 për qind e kosovarëve e fitojnë statusin e refugjatit në Austri, shkruan heute at.
Familja shqiptare gjashtanëtarëshe me banim në Ennsdorf të Austrisë dhe me prejardhje nga Maqedonia, tash mund të marrë frymë më lirshëm. Së paku përkohësisht.
Siç ka bërë të ditur gazeta “Kronen Zeitung “ në botimin e saj të të shtunës, një futbollist i talentuar dhjetëvjeçar së bashku me pesë anëtarët e familjes së tij, pritej të riatdhesohej të shtunën për në Maqedoni. Por, ndërkohë dëbimi është stopuar.
Djaloshi së bashku me prindërit dhe vëllezërit e motrat e tij mund të qëndorjë në Austri deri në përfundim të vitit shkollor, ka konfirmuar njoftimin një zëdhënës i kryetarit të landit Niederösterreich.
Por, se çfarë do të ndodhë pasi të kalojë ajo datë, tash për tash mbetet e paqartë.
Familja shqiptare, sipas organizatës “SOS Mitmensch” ka ikur para katër vitesh nga Maqedonia, pasi që atje ishte vrarë një familjar i tyre dhe për këtë arsye familja ndjehej e pasigurtë.
Mirëpo procedura e azilit kishte marrë përgjigje negative për familjen. Sipas organizatës së përmendur, edhe një klub futbolli kishte shprehur gatishmërinë që të “luftojë” për mbetjen e familjes shqiptare në Austri.
Ndonëse jo shumë gjatë në Austri, familja 6 anëtarëshe shqiptare, sipas heute.at., është integruar me sukses në mesin e ri. Kreu i familjes është i punësuar dhe me fitimet e tij mban gruan dhe fëmijët.
Numri i azilkërkuesve në Austri po vjen duke u rritur. Në katër muajt e parë të këtij viti janë bërë 5011 kërkesa për azil, që është për 5.18 më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Në mesin e komuniteteve të huaja që kërkojnë azil, më së shumti shanse për ta fituar atë kanë iranianët, me 69% të kërkesave të pranuara, pastaj sirianët me 65% dhe somalianët me 54%.
Nga ana tjetër, kosovarët nuk kanë pothuaj fare shanse që t`u njihet statusi i refugjatit. Vetëm rreth 1 për qind e tyre e fitojnë këtë status në Austri, shkruan orf.at.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












