Lajme
„Stop largimit të trurit“
Në Maqedoni është përgatitur strategjia, me të cilën synohet të parandalojë "ikjen e trurit"
Me projektin e quajtur “Stop largimit të trurit”, autoritetet në Maqedoni do të bëjnë përpjekje që mjekëve, inxhinierëve dhe shkencëtarëve të dalluar t’u sigurojnë punësim dhe punë shkencore në institucionet e vendit.
Paga më e madhe, vendi i punës më i mirë dhe standardi i lartë jetësor janë arsyet me të shpeshta që i shtyjnë kuadrot profesionale dhe me arsim të lartë nga Maqedonia të kërkojnë azil ekonomik në vendet më të zhvilluara të botës.
Numri konkret i ikjes së kuadrit me arsim të lartë nga Maqedonia është vështirë të saktësohet, sepse në vazhdimësi ka lëvizje të kuadrove jashtë vendit.
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës në Maqedoni në bashkëpunim me USAID-in kanë përgatitur një strategji nacionale, me të cilën në mënyrë sistematike dhe me masa konkrete do të tentojnë të parandalojnë migracionin e kuadrit profesional nga Maqedonia, raporton DW.
Me projektin “Stop Brain Drain”, njëherësht po bëhet përpjekje të kthehen në vendlindje të gjithë studentët e diplomuar jashtë vendit.
“Kjo strategji do të japë mundësi për përpilimin e instrumenteve konkrete për parandalimin e dukurisë së “ikjes së trurit” që reflektohet negativisht në zhvillimet e gjithëmbarshme të shoqërisë”, shprehet Pançe Kralev, ministër i Arsimit dhe i Shkencës në Maqedoni.
Kryetari i Unionit të Intelektualëve Shqiptarë, profesor Havzi Mustafa, thotë se ikja e kuadrit profesional nga Maqedonia shkakton tronditje të vërtetë të shoqërisë.
“Nga ana tjetër u jep mundësi formave hibride që ato të marrin detyrën e elitave intelektuale – kjo është e dhimbshme“, thotë Havziu.
Që projekti të jetë i suksesshëm, ai duhet të ketë mbështetje serioze, thotë Mustafa.
“Të krijohen kushte më të mira për punë, të krijojnë një sistem më stabil social, t’u jepen mundësi të barabarta pa ndikime politike, ndërsa ne jemi dëshmitarë se kjo për fat të keq nuk po ndodh në Maqedoni”.
Projekti “Stop ikjes së trurit” do të fillojë të aplikohet në fillim të vitit të ardhshëm.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












