Maqedonia

Stoltenberg nga Shkupi thumbon opozitën maqedonase, pro referendumit

Gjatë qëndrimit në Shkup, Stoltenberg thumboi opozitën maqedonase. Ai është takuar me kryetarin e opozitës, Hristijan Mickoski dhe presidentin Gjorge Ivanov, të cilëve ua ka bërë të qartë që të mos presin anëtarësim nëse Maqedonia nuk e realizon marrëveshjen e Prespës.

Sekretari i përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Shkup ku është takuar me figura të larta shtetërore, qoftë nga opozita, qoftë nga pozita. Ai ka bërë të qartë se Maqedonia është e mirëpritur në NATO, por para kësaj, duhet të votojë pro në referendumin e 30 shtatorit, shkruan albinfo.ch.

“NATO në korrik lejoi që të fillojnë bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë. Kompromisi nuk është i lehtë dhe ju e bëtë atë me Greqinë, për të zgjidhur kontestin e emrit. Më 30 shtator do të keni referendum, prandaj do të keni mundësi që zëri juaj të dëgjohet. Kjo është mundësi një herë në jetë të bëheni pjesë e komunitetit ndërkombëtar. Bisedimet për anëtarësim janë në rrjedhë. Kjo është një mundësi për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon. Pasi Mali i Zi u bë anëtare e NATO-s, investimet janë dyfishuar,” tha Stoltenberg, duke inkurajuar Maqedoninë që të vijojë me reformat dhe se “ardhmja juaj është në duart tuaja”.

Gjatë qëndrimit në Shkup, Stoltenberg thumboi opozitën maqedonase. Ai është takuar me kryetarin e opozitës, Hristijan Mickoski dhe presidentin Gjorge Ivanov, të cilëve ua ka bërë të qartë që të mos presin anëtarësim nëse Maqedonia nuk e realizon marrëveshjen e Prespës.
“Kjo është mundësi historike për këtë vend, bëhet fjalë për mundësi të papërsëritshme të bëheni anëtare të bashkësisë ndërkombëtare, por për ta bërë atë, patjetër duhet që të pajtohemi me marrëveshjen për emrin, nuk ka rrugë tjetër për anëtarësim në NATO. Dikush mendon që mundet të thotë “po” për anëtarësim dhe jo për referendumin, por nuk ka mundësi të tillë. Është iluzion i plotë që të mendohet se nëse thoni “jo” për marrëveshjen dhe “po” për anëtarësim, do të bëheni pjesë e NATO-s, duhet t’i thuhet “po” marrëveshjes për emrin dhe “po” anëtarësimit, që të anëtarësoni”, tha numri një i NATO.

Në fund Stoltenberg ftoi të gjithë qytetarët që të dalin në referendum. Në ditët e ardhshme pritet që Maqedoninë ta vizitojë edhe kancelari austriak Sebastian Kurz, i cili do mbështesë voton “për” në referendum. Kohë më parë ai erdhi në Manastir për të bërë fushatë për VMRO-DPMNE.