Lajme
Stoltenberg, edhe një vit në krye të NATO-s
NATO njoftoi të martën se Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, do të qëndrojë në këtë detyrë edhe për një vit, ndërsa mandati i tij pritej të përfundonte në fund të shtatorit.
Vendimi për zgjatjen e mandatit pritet të miratohet zyrtarisht javën që vjen gjatë takimit të udhëheqësve të NATO-s në Vilnius të Lituanisë.
Vendimi vjen ndërsa NATO po luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen që i ofron Ukrainës për t’u përballuar me agresionin rus. Vendet anëtare të aleancës po furnizojnë Kievin me ndihma ushtarake dhe humanitare, si dhe po stërvitin trupat ukrainase.
Në një postim në Twitter, zoti Stoltenberg shkruante se është i nderuar nga vendimi për zgjatjen e mandatit të tij.
“Lidhja transatlantike mes Evropës dhe Amerikës së Veriut ka garantuar lirinë dhe sigurinë tonë për gati 75 vjet, dhe në një botë më të rrezikshme, aleanca jonë është më e rëndësishme se kurrë“, shkruante ai.
Zoti Stoltenberg, i cili ka shërbyer më parë në detyrën e kryeministrit të Norvegjisë, ka udhëhequr NATO-n që nga viti 2014. Mandati i tij është zgjatur katër herë përfshirë vendimin më të fundit./VOA
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













