Muzikë
Stokholm: Atmosferë festive në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Ambasada e Kosovës në Stokholm shënoi 17-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës me një pritje solemne, me pjësëmarrës nga mërgata, diplomatë, shoqata e OJQ dhe miq të Kosovës
Ambasada e Kosovës në Stokholm shënoi 17-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës me një pritje solemne, me pjësëmarrës nga mërgata, diplomatë, shoqata e OJQ dhe miq të Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Ngjarja u zhvillua në ambientet e ambasadës në një atmosferë festive dhe të ngrohtë, duke reflektuar rëndësinë e kësaj date historike.
Pjesë e veçantë e programit ishte performanca e duetit “Kandi & Nora”, të cilët sollën interpretime të veçanta të perlave të muzikës shqiptare nga kompozitorët tanë të njohur.
Po ashtu, të pranishmit patën mundësinë të shijojnë ekspozitën “Të lirë” të artistes Leonora Morina, e cila përmes ciklit të saj të pikturave pasqyroi ndjesinë e lirisë dhe identitetit.
Pritja u pasurua edhe me degustimin e verërave të Kosovës dhe ushqimeve tradicionale.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë



































