Maqedonia
Statistika në Maqedoni: 23,8% e popullatës janë beqarë
Sipas Regjistrimit të vitit 2021, popullsia e përgjithshme rezidente e moshës 15 vjeç e më tepër, sipas statusit martesor, 23,8 për qind janë të pamartuar/pamartuara, 65,3 për qind janë të martuar/të martuara, 7,2 për qind janë vejanë/vejane dhe 1,6 për qind janë të divorcuar. Janë regjistruar edhe tri raste të vejanëve/të vejave dhe 13 raste të të divorcuarve në grupmoshën 15-19 vjeç.
Në totalin e popullsisë rezidente të moshës 15 vjeç e më shumë, 98,4 për qind jetojnë në bashkësi martesore, ndërsa 1,6 për qind në bashkësi jashtëmartesore, thuhet në grupin e ri të të dhënave nga regjistrimi i publikuar sot nga ESHS, referuar gjendjes martesore të popullsisë, numrit të lindjeve dhe migrimeve brenda vendit.
Nga popullata e përgjithshme rezidente, 81,1 për qind deklaruan se nuk u shpërngulën (popullsia autoktone), dhe 11,7 për qind se u zhvendosën në vendbanimet e zakonshme, shkruajnë mediat maqedonase, përcjell albinfo.ch.
Sipas vendlindjes, 90 për qind e popullsisë së përgjithshme rezidente kanë lindur në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









