Lajme
Standarde unike për mësimin shqip në diasporë
Dy qeveritë, e Kosovës dhe e Shqipërisë diskutuan për implementimin e Marrëveshjes së përbashkët për mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë. Në takim u tha se kurrikulat do të jenë unike për gjithë diasporën shqiptare
Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës dhe ata të Qeverisë së Shqipërisë janë duke i koordinuar veprimet për hartimin e kurrikulave për arsimin shqip në diasporë dhe mërgatë. Mësimi plotësues i gjuhës shqipe në diasporë u tha se është obligim kushtetueses dhe duhet të trajtohet me shumë seriozitet.
Lidhur me kurrikulat e arsimit në diasporë, sot në Prishtinë i zhvillua një takim i përbashkët me ekspertët e të dyja shteteve ku morën pjesë: ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Republikës së Kosovës, Arsim Bajrami dhe ministri i Diasporës Valon Murati si dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve të Shqipërisë (MASH).
Në veçanti u fol për implementimin e Marrëveshjes për Organizimin e përbashkët të Mësimit të Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe Mërgatë, e cila u nënshkrua në mars të këtij viti.
Ministri Bajrami përgëzoi të gjithë mësimdhënësit të cilët punojnë më nxënësit në diasporë, njëherësh është shprehur se MASHT-i, do të vazhdojë të mbështesë me tekste shkollore e forma të ndryshme zhvillimin me sukses të mësimit plotësues të gjuhë shqipe në diasporë.
Ne jemi në përcjellje të punës suaj dhe jemi të sigurt se është arritur një sukses në ndërtimin e kurrikulës dhe standardeve për mësimin e unifikuar në diasporë, gjithashtu edhe për trajnimin profesional të mësimdhënësve.
“Në të gjitha vendet që kam vizituar dhe kam pas takime me mësimdhënësit në diasporë, kamë vërejtur se është nevoja për një kurrikulë dhe standard unik të mësimit, ndërsa shumica e mësimdhënësve kanë theksuar nevojën që të kenë një lloj certifikate për njohjen zyrtare të punës së tyre si mësimdhënës të angazhuar, ndërsa është i nevojshëm edhe trajnimi profesional i tyre, i cili duhet të jetë një proces i vazhdueshëm ku ata do të aftësohen me metodologji të reja të mësimdhënies” , tha ministri Bajrami.
Ministri Bajrami, gjithashtu theksoi se ofrimi e mësimit të integruar për diasporën të trajtohet si detyrim kushtetues që e kemi të përcaktuar edhe në legjislacionet tona.
Ndërsa sa i përket sigurimit të teksteve shkollore për nxënësit e Luginës së Preshevës, ministri Bajrami tha se do të shikohen mundësi të reja për deportimin e teksteve në destinacion ku rol kyç do të ketë Shqipëria për faktin se Serbia ende nuk e njeh Kosovën si shtet tha ministri Bajrami.
Ndërsa ministri i Ministrisë së Diasporës, Valon Murati tha se shkolla shqipe duhet të mbështetet në vazhdimësi, që të kemi kontinuitet të zhvillimit të mësimit atje, ndërsa theksoi se në këtë drejtim është i rëndësishëm implementimi i marrëveshjes së përbashkët financiare.
Ministri Murati gjithashtu theksoi nevojën për vetëdijesimin e fëmijëve shqiptarë, por edhe të prindërve që të kemi një përfshirje më të madhe të nxënësve në mësimin plotësues në diasporë .
Erzen Tola ( përfaqësues i Shqipërisë ) ndër tjera tha se Ministria e Arsimit e Shqipërisë merr përsipër implementimin e marrëveshjes së përbashkët si një produkt jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin e mësimit plotësues në diasporë dhe se kjo çështje do të diskutohet edhe në nivelet e larta politike të shtetit.
Grupet e përbashkëta ndërshtetërore janë në proces të hartimit të kurrikulës dhe standardeve unike për mësimin në diasporë dhe mërgatë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











