Shkurt.ch
Stacioni i trenit në Bernë do të zgjerohet
Stacioni i trenit në Bernë, i dyti më i madh në Zvicër, do të zhvillohet. Një stacion i ri nëntokësor, me katër linja, do të ndërtohet për Bern-Solothurn, dhe këtë për të zhvilluar qarkullimet rajonale Bernë - Solothurn.
Stacioni i trenit në Bernë është gati për të shpërthyer, dimensionet e tij nuk janë të mjaftueshme për funksionimin e tij, tha të enjten Zyra Federale e Transportit në një deklaratë. Kjo e fundit ka lëshuar një autorizim për dy projekte nën emrin e “Zukunft Bahnhof Bern” (Stacioni i ardhshëm në Bernë). Kostoja totale e punës është vlerësuar 1 miliard franga.
Pjesa SBB/CFF përfshin, mes të tjerash, zgjerimin e vendeve të pritjes së trenit, në pajtim me ligjin për barazi për personat me aftësi të kufizuara, si dhe ndërtimin e një kalimi të dytë për këmbësorët. Stacioni i ri nëntokësor si dhe zhvillimet e reja të tjera janë planifikuar të përfundojnë në vitin 2025.
Qyteti dhe kantoni i Bernës, Konfederata zvicerane, SBB/CFF si dhe firmat BLS dhe RBS do ta udhëheqin projektin, i cili ka tërhequr 41 kundërshtime, thuhet në deklaratë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











