Kinema
“Squid Game” shton shitjet e veshjeve në Korenë e Jugut

Kostumet sportive të gjelbra dhe rozë të veshura nga personazhet e serialit “Squid Game” kanë rigjallëruar industrinë e qepjes në Korenë e Jugut, sektor që u godit rëndë nga pandemia.
Një fabrikë me sipërfaqe 500 metra katrorë në Seul ka pasur një fluks porosish këtë javë.
“Tetori është zakonisht një muaj i ngadaltë për industrinë e qepjes, por falë Squid Game dhe Hallouinit, kemi goxha punë”, shprehet Kim Jin-ja, pronare e kësaj fabrike.
Ajo thotë se ka marrë 6,000 porosi për kostume brenda një periudhë dyjavore.
Shitjet e saj vjetore prej 1,27 milionë dollarësh ranë në një të tretën e asaj që ajo fitonte, pasi pandemia goditi Korenë e Jugut. Shumica e porosive të saj vinin nga Japonia, por kufizimet në udhëtim e detyruan 54-vjeçaren të mbyllej në gusht dhe shtator.
Tani, ajo shpreson se porositë do të zgjasin edhe pas festës së Hallouinit dhe sheh shanse për ta eksportuar sërish etiketën “Prodhuar në Kore”.
Një kostum sportiv për fëmijë, i frymëzuar nga Squid Game, shitet për 25,5 dollarë në tregun e Namdaemun, më i madhi në Korenë e Jugut, ku mund të gjenden edhe shumë artikuj të tjerë.
Squid Game theu rekorde shikueshmërie, pasi është parë në 142 milionë familje që prej publikimit në 17 shtator, sipas Netflix.
Platforma më e madhe e transmetimit madje thotë se për shkak të serialit janë afruar 4,38 milionë abonentë të rinj./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Kinema
E-Diaspora
-
Magjia e ngjyrave të shkrira në pikturat e saj po ekspozohen në „Armaturën Flamatt“ Për artdashësit, pikturat e bukura të Marigona Tomës janë duke u ekspozuar me sukses në Wünnewil-Flamatt. ...
-
Diamant Hysenaj ka shpallur kandidaturën për Kongresin Amerikan
-
Inxhinierja shqiptare diplomon në MIT, një tjetër histori suksesi nga Amerika
-
Përjetime të paharrueshme të nxënësve shqiptarë nga Zvicra në atdhe
-
Kosovare Asllani i dhuron fanellën e veçantë bashkatdhetares nga Zvicra
Jeta në Austri
-
Fuqia punëtore e Austrisë do të tkurret për 24% deri në vitin 2060 Sipas parashikimit më të fundit të OECD-së, popullsia në moshë pune e Austrisë pritet të tkurret...
-
Për herë të parë, fluturime direkte Prishtinë–Salzburg–Prishtinë
-
Udhëtim rekord me tren në Austri: Rreth 350 milionë pasagjerë në vitin 2024
-
Austri: Nga viti 2026, mbrojtje më e fortë për punonjësit ndaj të nxehtit ekstrem
-
Borxhi i Austrisë arrin në 412.6 miliardë €