Lajme
Spitali Universitar i Cyrihut teston edhe pacientët pa simptoma
Spitali Universitar i Cyrihut ka kapacitet për të realizuar deri në 500 teste në ditë. Të gjithë pacientët e rinj duhet të mbahen të izoluar derisa të arrijë rezultatet e testeve të tyre

Për të rritur shkallën e sigurisë për punonjësit dhe pacientët, spitali universitar i Cyrihut planifikon që, duke nisur nga e mërkura (nesër) të fillojë t`ua bëjë testin për koronavirus të gjithë pacientëve të rinj, shkruan srf.ch.
Ajo që është e re në këtë plan është se spitali në fjalë ka ndërmend të testojë të gjithë pacientët, përfshirë edhe ata që nuk kanë asnjë simptomë të sëmundjes me koronavirus, transmeton albinfo.ch. Qëllimi të cilin e ndjek spitali i Cyrihut me këtë vendim është rritja e sigurisë për punonjësit dhe pacientët.
Por këto teste fshehin rrezikun që të testuarit të lihen në siguri të rreme. Kështu mendon infektologu Hugo Sax. Ai u ka thënë mediave në Spitalin Universitar të Cyrihut të martën se mund të ndodhë që testi të jetë negativ një ditë dhe pozitiv ditën tjetër, përcjell albinfo.ch. Për këtë arsye është e mundur që testi për koronavirus të përsëritet gjatë një qëndrimi më të gjatë në spital.
Spitali Universitar i Cyrihut ka kapacitet për të realizuar deri në 500 teste në ditë. Të gjithë pacientët e rinj duhet të mbahen të izoluar derisa të arrijë rezultatet e testeve të tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me studim për Kalanë e Mitrovicës...
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026