Shëndetësi
Specialisti kinez: Në fund të marsit do të zhduket koronavirusi
Zyrtarët e shëndetit në Kinë po bëjnë parashikime shumë të mira në lidhje me atë se kur do të marrë fund koronavirusi në vendin e origjinës. “Në fund të muajit nuk do të ketë më Covid-19 në Wuhan, epiqendrën e virusit, e cila ka shkaktuar kaos në gjithë botën”.
Deklarata bëhet nga Zhang Boli, pjesë e grupit të 14 kërkuesve të dërguar nga Pekini në provincën Hubei për të drejtuar punën ndaj epidemisë. Sipas Zhang, i cili është drejtori i Universitetit Tradicional për mjekësinë kineze në Tianjin, “pritet që të ketë 0 raste në fund të muajit. Në fund të prillit, jeta do të rikthehet në normalitet në Kinë dhe jashtë provincës Hubei. Për këtë të fundit do të duhet edhe një muaj më tepër para se të kthehet gjithçka në normalitet”.
Megjithatë, shumë prej inspektorëve e shohin këtë parashikim me dyshim, duke menduar se një ulje kaq e madhe mund të jetë e pamundur për të qenë e vërtetë për një virus, i cili tregoi se ka arritur të përhapet në gati 100 mijë të infektuar nëpër botë. Kina ka marrë masa drastike për të ardhur deri në zhdukjen e virusit, duke mbyllur dhe futur në karantinë qytete me miliona banorë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri













