Gjellëra
Speca të mbushur me mish
Kjo është një recetë e shëndetshme, që mund të përgatitet lehtësisht nga kushdo.
• 200 gr mish i grirë
• 150 gr domate
• 70 gr qepë
• 300 gr spec
• 250 gr oriz
• 370 gr patëllxhan
• 50 gr kungulleshkë
• vaj ulliri
• kripë
• piper
Përgatitja:
Për përgatitjen e kësaj pjate, si fillim vendosni një tenxhere në zjarr, duke i hedhur vaj ulliri.
Ndërkohë lani dhe pastroni perimet dhe i prisni ato në rende.
Pasi vaji është nxehur, hidhni qepën, mishin e grirë, patëllxhanin, kungulleshkat dhe i lini të skuqen për pak minuta.
Më pas shtoni orizin, domatet. I hidhni ujë dhe i lini që të ziejnë për 10-15 min.
Ndërkohë pastroni specat, duke u hequr bishtin dhe pjesën e farave nga brenda. I vendosni në një tavë dhe i fusni në furrë, në temperaturën 200 gradë, derisa ato të marrin ngjyrë.
Pasi perimet, orizi dhe mishi janë zier dhe specat i keni nxjerrë nga furra, filloni procesin e mbushjes.
Me ndihmën e një luge, i mbushni mirë specat dhe i vendosni me radhë në tepsi. Pjesën që mbetet, hidheni nëpër hapësirat bosh të specave.
Pasi keni mbushur specat, futini përsëri në furrë në temperaturën 250 gradë për 15 minuta.
Specat e mbushur janë gati për t’u servuar.
Ju bëftë mirë
E-Diaspora
-
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e 92 kutive të votimit me postë, rreth 26,500... -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi”
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











