Lajme
Spanjë, goditet banda e trafikantëve shqiptarë
Policia spanjolle ka arrestuar 72 persona të cilët në mënyrë të paligjshme dërgonin emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe.
Autoritetet spanjolle kanë arritur ta asgjësojnë një rrjet të organizuar kriminal që merrej me trafikimin e emigrantëve nga Shqipëria dhe venet tjera të Ballkanit për në Britaninë e Madhe. Në këtë aksion të Policisë së Spanjës janë arrestuar 72 persona që merreshin me trafikim.
Sipas policisë, në mesin e të arrestuarve në këtë operacion, janë dhe anëtarë të grupit që dyshohet se ofronin mbështetje në Spanjë për drejtuesit e rrjetit që jetojnë në Shqipëri, Itali dhe Greqi.
Shumica e shqiptarëve janë futur në Britani me dokumente false të blera në Itali ose Greqi, për të cilat paganin shuma nga 500 deri në 4000 euro, ndërsa në Spanjë ishte baza ku priteshin emigrantët, dhe pasi siguroheshin letrat, dërgoheshin për në Britani, aty ku kishte pritës të tjerë që ishin anëtarë të këtij grupi.
Forcat e policisë së Spanjës bastisën 2 banesa, një shtëpi publike në Barcelonë, sekuestruan 14000 dollarë, si dhe një pistoletë, raporton “Shekulli”. Nga hetimet e policisë ky grup ka mbi 180 persona, 14 prej të cilëve ishin të mitur dhe shumë gra, një pjesë e të cilave detyroheshin të punonin si prostituta.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja









