Lajme
Spanja premton siguri për turistët
Të gjitha plazhet në Spanjë rihapën të hënën, me përjashtim të Barcelonës. Muzeu Guggenheim në Bilbao do të hapë dyert e tij për herë të parë pas shumë muajve, pasi Spanja ndërmori hapa për tu përballur me koronavirusin.
Të ardhurat e Spanjës nga turizmi u përgjysmuan në katër muaj, asnjë turist nuk udhëtoi për në Spanjë gjatë gjithë këtij muaji për shkak të një bllokimi të rreptë që filloi në mes të marsit.
Qeveria tha të hënën se po punonte shumë për t’iu garantuar turistëve kushtet më të mira shëndetësore.
“Nuk është çështje të jesh i pari në rihapjen, por të rihapim duke e ditur se ne garantojmë shëndetin jo vetëm të banorëve, por edhe të vizitorëve”, tha ministri i Industrisë dhe Turizmit, Reyes Maroto, për Telecinco TV, transmeton reuters, përcjell albinfo.ch.
Turizmi përbën një në tetë punë në Spanjë, vendi i dytë më i vizituar në botë pas Francës, dhe kontribuon më shumë se 12% të PBB-së spanjolle. Disa plazhe tashmë ishin rihapur gradualisht dhe nga e hëna, të gjitha nga Costa del Sol në Mesdhe deri në Bregun verior të Baskeve u hapën për aktivitete të kohës së lirë, përveç në zonën e qytetit të Barcelona, ku koronavirusi ende nuk është zbutur mjaftueshëm.
Sidoqoftë, njerëzit ende nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë lirshëm në Spanjë për disa javë të tjera, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni Shqiptarja nga Lubjana synon një vend në Parlamentin e Sllovenisë, duke premtuar ndershmëri, guxim dhe angazhim... -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














