Futboll
Spanja eliminon Zvicrën me penallti
Penalltitë kanë vendosur fituesin e përballjes Zvicër-Spanjë
Spanja vetëm pas penalltive ka mundur Zvicrën, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.
Goli i parë i ndeshjes u realizua në minutën e tetë kur goditjen e Jordi Albas e devijoi Denis Zakaria për 0:1. Zvicra luajti më mirë në pjesën e dytë dhe gjeti golin e barazimit. Xherdan Shaqiri, i cili ishte kapiten shënoi nga afërsia për 1:1. Ky ishte goli i tretë i Shaqirit në këtë Evropian. Ylli shqiptar u zëvendësua në minutën e 80-të, shkruan albinfo.ch.
Zvicra nga minuta e 77-të luajti me një futbollist më pak, pasi Freuler u ndëshkua direkt me karton të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër.
Koha e rregullt përfundoi 1:1, ashtu si edhe vazhdimet, ku ndeshja u vendos në penallti. Në penallti më të mirë ishin spanjollët që triumfuan dhe u kualifikuan në gjysmëfinale.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









