Koronavirusi: çast pas çasti
Spanja e largon ndalesën e fluturimeve për Italinë
Rënia e vdekshmërisë nga koronavirusi ka inkurajuar Spanjën të nisë lehtësimin e masave të izolimit.
Spanja hoqi të martën ndalesën e fluturimeve të drejtpërdrejta nga Italia, të vendosur qysh më 11 mars, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Ndalesa u hoq edhe për anijet nga Italia, megjithëse karantina e detyrueshme 14-ditore për udhëtarët që hyjnë në Spanjë do të mbetet në fuqi.
Rënia e vdekshmërisë nga koronavirusi ka inkurajuar Spanjën të nisë lehtësimin e masave të izolimit.
Kryeministri Pedro Sanchez, megjithatë, pritet të kërkojë nga Parlamenti vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme deri në fund të qershorit.
Në kulmin e shpërthimit të koronavirusit, Spanja ka humbur qindra njerëz në ditë.
Por, në 24 orët e fundit, ajo ka raportuar për 59 viktima, që është numri më i ulët në dy muajt e fundit.
Në total, Spanja ka regjistruar 27,709 viktima nga koronavirusi dhe mbi 230,000 të infektuar.
Italia qëndron pas Spanjës me numër të të infektuarve, por ka më shumë viktima.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











